
U plagos në sy gjatë protestës, Erion Vishkulli del nga Prokuroria: Nuk ndihem mirë
Erion Vishkulli, personi që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës, për…
Erion Vishkulli, personi që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë dëshminë e tij. 28-vjeçari ishte i shoqëruar nga avokati i tij Dorian Matlija, ndërsa marrja në pyetje zgjati rreth 2 orë.
Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, Vishkulli ka folur për mediat, duke theksuar që do të vazhdojë të kërkojë drejtësi. Ndër të tjera, 28-vjeçari nga Elbasani, ka lënë në “pikëpyetje” pjesëmarrjen e tij në protestën kombëtare të 28 nëntorit, duke u shprehur se ende nuk është në gjendje optimale dhe po vazhdon kontrollet.
“Unë kërkoj drejtësi. Protesta e radhës? I kam dhënë mesazhet që në fillim, vetëm fitore, Shqipëria është e jona, është edhe e jotja, është e të gjithëve. Nuk e di a do të marr pjesë në protestë, të shohim si do të jem me gjendjen. Unë i vazhdoj ende kontrollet, tani momentalisht nuk ndihem mirë. Do më mbanin 2 orë, e pashë që nuk isha në gjendje dhe më lanë të dilja”, tha Vishkulli.
Kujtojmë se pas plagosjes, 28-vjeçari u nis drejt Romës, ku qëndroi për disa ditë. Pikërisht në kryeqytetin italian, Vishkulli kreu dy operacione në syrin e dëmtuar, ndërsa kontrollet deri në stabilizimin shëndetësor vazhdojnë.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





