Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

E turpshme/ Gënjeu Shqipërinë dhe Kosovën, Blerton Isufi del blof. Zbulohet mashtrimi i mesfushorit

VETEMSPORT 30.05.2026 2 minutes read
blerton isufi

Futbollisti i Molde-s, Blerton Isufi, është përfshirë në një skandal të turpshëm, ku është tallur me Shqipërinë U-21 dhe Kosovën.

Emri i lojtarit ishte përfshirë në listën e grumbullimit të trajnerit Alban Bushi për ndeshjet miqësore. Fillimisht, Isufi deklaroi në media se nuk kishte pranuar të luante për Shqipërinë dhe se zgjedhja e tij ishte Kosova.

Kjo ngriti dyshime të mëdha, me lojtarin që theksoi se dëshira ishte vetëm Kosova dhe jo Shqipëria.

Megjithatë, komunikimet e zbuluara së fundmi tregojnë se ai kishte shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar ekipit kuqezi. Në mesazhet drejtuar stafit të Shqipërisë U-21, lojtari argumentonte se mungesa e tij lidhej me angazhimet e klubit Molde.

Norka Security

“Unë kam qenë shumë i gatshëm dhe me shumë dëshirë për të ardhur dhe për të përfaqësuar shtetin tim, Shqipërinë… Për fat të keq, klubi nuk po ma jep lejen, pasi kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme në këtë periudhë. Jam shumë i zhgënjyer nga ky vendim i klubit… Megjithatë, unë jam gjithmonë në dispozicionin tuaj dhe mezi pres herën tjetër për të ardhur.”, thuhet në mesazhin e lojtarit.

Nga ana tjetër, një e-mail zyrtar i klubit norvegjez tregonte se Molde ishte i gatshëm ta lejonte futbollistin të bashkohej me Shqipërinë pas ndeshjes së 30 majit.

“Ne jemi të lumtur që Blerton Isufi është përzgjedhur për skuadrën tuaj U-21. Megjithatë, ne kemi një ndeshje të rëndësishme më 30 maj dhe Blerton ndoshta do të jetë në skuadër për këtë ndeshje. Ne do të jemi të lumtur ta lirojmë atë për të udhëtuar të dielën, më 31 maj. Shpresojmë që kjo punon për ju”, thuhet në email-in e klubit.

Mesa duket lojtari ka luajtur me dy porta, duke gënjyer Shqipërinë, por edhe Kosovën, për interesa personalë të tij, por ndoshta edhe të agjentit.

Post navigation

Previous: U largua nga klubi i Superiores, sulmuesi drejt transferimit te Vllaznia
Next: PSG mbret i Europës, francezët fitojnë Champions-in për të dytin vit radhazi

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.