Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Lajme

Edi Rama jep lajmin: Plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do menaxhohen nga Bashkia

VETEMSPORT 04.09.2025 3 minutes read
IMG_9061

Çmimet e sezonit turistik të këtij viti është një tjetër nga pikat ku gazetari i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, ndalet për të pyetur kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit shprehet se “kjo historia e shezlongeve është një tjetër çmenduri” dhe për këtë pikë, qeveria ka menduar një plan. Tashmë plazhet si Ksamili, Dhërmiu etj, do të kalojnë në menaxhimin e bashkive.

Sipas kryeministrit, kjo do të shamngë çmimet e paarsyeshme të shezlongeve e shërbimit jo të duhur dhe do të kalojë menaxhimin në duart e shtetit.

Edi Rama: Plazhi i Ksamilit nuk është plazhi i Durrësit. Plazhi i Ksamilit është plazh i vogël. Nuk kanë për ta marrë më vitin e ardhshëm.

Blendi Fevziu: Nuk kanë për ta marrë më…

Edi Rama: Jo! Do ta menaxhojë të gjithin bashkia, bashkë me strukturën që ne do të krijojmë. Plazhin e Dhërmiut nuk kanë për ta marrë më.

Blendi Fevziu: E sigurt?

Edi Rama: Ja, po ta them unë sot. Nuk kanë për ta marrë më. Do ta menaxhojë të gjithën bashkia. Janë plazhe me një përmasë të përballueshme.

Blendi Fevziu: Pashë postimin e një blogereje spanjolle, nuk ecën dot mes shezlongeve në Ksamil.

Edi Rama: Lëri blogeret spanjolle, megjithëse e ke kolege. Nuk kanë për ta marrë. Plazhin e Vlorës, nuk kanë për ta marrë!

Blendi Fevziu: Pra do të ketë një reformë të shezlongeve?

Edi Rama: Nuk mund të them reformë, por do të marrim një masë që segmente të caktuara, në Velipojë po të them, unë kam folur me Benet Becin, nuk kanë për t’i marrë më. Nuk do të rrimë më jo ke hotel, jo s’ke hotel, jo e ke në vijë të dytë, jo në vijë të tretë. Jo! Fare!

Blendi Fevziu: Hiç, stop.

Edi Rama: Ke një hotel me pesë yje, që është pjesë e brandit që ta kërkon plazhin etj, në fund të fundit mund ta vësh shezlongun 100 mijë euro e ta lësh bosh, puna jote, nuk ka rëndësi, por nuk mundet dot të merret peng Ksamili nga disa që nuk e di çfarë duan të bëjnë dhe pastaj kur sheh shërbimin, është një shërbim çfarë të them?!

Blendi Fevziu: Ky është problemi më i madh, shërbimi.

Edi Rama: Dhe kërkojnë 40, 50, 80, 100 euro, çfarë është kjo? Atëherë gjithë atë plazhin e Ksamilit do ta menaxhojë bashkia.

Blendi Fevziu: Janë plazhe të bëra nga ata njerëz…

Edi Rama: Nuk ka plazhe të bëra nga ata njerëz, janë pa leje.

Blendi Fevziu: Është bluajtur….

Edi Rama: Është bluajtur, do ta marrë shteti se është e shtetit, nuk është e tyrja. Ta harrojnë këtë gjë, meqë qenka puna nxirr hurin e çadrës dhe bjeri kokës së tjetrit se është plazhi im. Nuk ka! Ta harrojnë këtë gjë! Do ta marrë bashkia.

Post navigation

Previous: Broja dhe Kaçurri titullarë, publikohen formacionet zyrtare
Next: Mbyllet pjesa e parë, ja çfarë ndodhi në Gjibraltar-Shqipëri

LEXO EDHE:

muci salah
  • Lajme

Asisti i Muçit për Salah

VETEMSPORT 20.08.2026
xfdfxdfgxc
  • Lajme

Goli i shënuar nga Jasir Asani ndaj Sepahan

VETEMSPORT 20.08.2026
gh
  • Lajme

Supergoli i shënuar nga Bregu

VETEMSPORT 17.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

fadairo
  • Kampionati

Shkëlqeu me Dinamon, Partizani në “telashe” për Fadairon

VETEMSPORT 28.08.2026
Partizani
  • Kampionati

Rikthim i bujshëm te Partizani, vjen sulmuesi që shkëlqeu në Europë

VETEMSPORT 28.08.2026
europa-league-1024x576
  • Bota

Europa League/ Short i vështirë për Milanin, mëson rivalët edhe Juventusi

VETEMSPORT 28.08.2026
duka ceferin
  • Kampionati

Duka ndjek shortin me Ceferin: Egnatia, arritje për futbollin shqiptar

VETEMSPORT 28.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.