
Festë te klubi i Superiores, kryeministri Rama publikon pamjet e stadiumit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, i njohur si shtëpia e Vllaznisë. Përmes një…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, i njohur si shtëpia e Vllaznisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka theksuar se ndërhyrjet nuk kufizohen vetëm në stadium, por shtrihen edhe në zona të tjera të qytetit, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe pamjes urbane të Shkodrës.
“Shkodër – Puna në shtëpinë e Vllaznisë, stadiumin ‘Loro Boriçi’. E jo vetëm në stadium, por në çdo cep të Shkodrës po punohet ditë e natë për t’i dhënë qytetit pamjen dhe infrastrukturën që meriton”, shkruan Rama.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





