
“Vetëm Sport” mëson ekskluzivisht se Agim Ibraimi është emëruar drejtori i ri sportiv i Partizanit.
Klubi i kuq ishte pa një drejtues në këtë post që prej largimit të Arbër Abilaliajt. Sipas informacioneve të “Vetëm Sport”, palët kanë arritur një marrëveshje dhe zyrtarizimi do të vijë të premten.
Ibraimi e ka ushtruar së fundmi të njëjtin funksion te Tirana. Bashkëpunimi i tij me klubin bardheblu u ndërpre pas rezultateve jo të kënaqshme të skuadrës. Pas përfundimit të këtij angazhimi, ai ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e Partizanit.
Këto bisedime janë konkretizuar me një akord mes palëve. Emërimi i tij pritet të formalizohet në ditët në vijim. Kalimi i një drejtuesi nga Tirana te Partizani konsiderohet i pazakontë në futbollin shqiptar.
Raste të tilla kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ky zhvillim përbën një nga lëvizjet më të veçanta të këtij sesioni merkatoje.






