Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Të Tjera

GOLI I SHËNUAR NGA ANIS MEHMETI

PublikuarPërditësuar

Anis Mehmeti ka vijuar ecurinë e tij pozitive në futbollin anglez duke shënuar një tjetër gol për skuadrën e Bristol City.

Ky realizim erdhi në ndeshjen e vlefshme për Kupën FA, ku mesfushori shqiptar dyfishoi shifrat në përballjen kundër Ëatford. Goli u shënua në minutën e 37-të të takimit, duke konfirmuar formën e mirë të lojtarit në këtë fillimviti.

Ky është goli i dytë për Mehmetin brenda dhjetë ditëve të para të janarit, pas atij të shënuar në kampionat më 1 janar. Megjithëse vlerësohet si një prej lojtarëve shqiptarë me performancën më konstante në dy sezonet e fundit, ai nuk është grumbulluar me ekipin Kombëtar që prej vitit 2023.

Aktualisht, 25-vjeçari mbetet një pikë referimi në repartin ofensiv të klubit të tij në Championship. Statistikat e tij pasqyrojnë një kontribut të rregullt në rritjen e vlerës së tij në tregun anglez.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme