Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Finalja Arsenal-PSG, UEFA zgjedh arbitrin në Champions

VETEMSPORT 11.05.2026 2 minutes read
gjyqtari

UEFA ka zyrtarizuar emrin e arbitrit që do të vendosë drejtësinë në finalen e këtij edicioni të Champions League mes Arsenalit dhe PSG-së. Përgjegjësia i është besuar gjermanit Daniel Siebert, një emër që ka sjellë surprizë në opinionin sportiv.

Gjyqtari 42-vjeçar do të drejtojë finalen e tij të parë në nivelet elitare të kompeticioneve të UEFA-s apo FIFA-s. Përzgjedhja e tij konsiderohet e papritur, duke qenë se ai nuk ka pasur përvojë të mëparshme në finale të këtij rëndësie.

Megjithatë, Siebert nuk është një figurë e panjohur për skuadrën e Arsenalit. Ai ishte arbitri kryesor në gjysmëfinalen ku londinezët eliminuan Atletico Madridin, një kujtim pozitiv për ekipin e Mikel Artetas. Po ashtu, gjermani e drejtoi Arsenalin edhe në ccerekfinale ndaj Sporting. Në qarqet e arbitrimit, gjermani njihet si një gjyqtar mjaft strikt gjatë menaxhimit të lojës.

Statistikat e tij tregojnë një mesatare të lartë ndëshkimesh, me rreth pesë kartonë të verdhë për çdo ndeshje. Finalja e madhe është programuar të luhet më datë 30 maj në Budapest të Hungarisë. Stadiumi “Puskas Arena” do të jetë skena ku Siebert do të drejtojë këtë përballje historike.

Norka Security

Përgatitjet për këtë ngjarje kanë hyrë në fazën finale, ndërsa vëmendja do të jetë edhe te vendimet e gjyqtarit gjerman. Të dyja skuadrat presin një gjykim korrekt në kërkim të trofeut më të rëndësishëm për klube.

Post navigation

Previous: Sopoti ankohet pas fitores historike
Next: Paqartësi për Xhuliano Skukën te Partizani

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.