Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Video/ E paprecedentë! Arbitri godet me grusht portierinFestë te klubi i Superiores, kryeministri Rama publikon pamjet e stadiumitFIFA me vendim drastik, dënohet klubi i SuperioresE bujshme/ Një shqiptar shpëtim për Brojën, gati transferimi te pretendentëtTransferim në Serie A? Në Itali “zbulojnë” skuadrën e ManajtAkuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohej
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Arbitri
Bota

Video/ E paprecedentë! Arbitri godet me grusht portierin

Publikuar

Një incident i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e kthimit të finales së Kupës së Bolivisë mes Real Potosit dhe Always Ready, ku protagonist ishte arbitri.…

Një incident i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e kthimit të finales së Kupës së Bolivisë mes Real Potosit dhe Always Ready, ku protagonist ishte arbitri. Takimi i dytë, ku Real Potosi vinte pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, u mbyll 0-0 dhe pati nga një karton të kuq për secilën skuadër.

Gjatë ndeshjes, lojtarët e Always Ready protestuan ndaj vendimeve të arbitrit Jordy Aleman. Pas vërshëllimës përfundimtare, futbollistët e Real Potosit drejtuan protesta të forta kundër gjyqtarit të takimit.

Situata doli jashtë kontrollit dhe arbitri Aleman goditi me grusht portierin e Real Potosit. Për të shmangur përshkallëzimin e ngjarjes, në fushë ndërhynë personat që ndodheshin pranë.

Pas incidentit, arbitri u largua nga fusha nën mbrojtjen e forcave të policisë. Për këtë veprim, Jordy Aleman rrezikon një pezullim deri në tre vite.

Norka Security

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme