
Një shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i Kombëtares
Ish-kapiteni i Shqipërisë, Edvin Murati, ka shtangur me “story”-n e radhës në rrjetet sociale. Në foto, Murati shfaq Igli Taren dhe Nasser Al-Khelaifin,…
Ish-kapiteni i Shqipërisë, Edvin Murati, ka shtangur me “story”-n e radhës në rrjetet sociale. Në foto, Murati shfaq Igli Taren dhe Nasser Al-Khelaifin, me frazën “Gooooo”.
Kjo “tablo” nga Murati nuk është e rastësishme, pasi ai gëzon miqësi dhe respekt me shefin e PSG-së, aty ku ka luajtur me Parisin si lojtar, çka do të thotë se diçka ka nisur të “trazohet”, por që nuk ka të dhëna faktike që t’i vendosin “vulën”.
Eksperienca e fundit e Tares si drejtor sportiv përkon me Milanin, por zgjati shumë pak. Aktualisht, drejtori sportiv te kampionët e Parisit është Luis Campos, prej vitit 2022, ndërsa në 2025 rinovoi kontratën edhe për 5 vite të tjera.
Në “letër” duket shumë e vështirë që fituesit e Champions League të bëjnë ndryshime në këtë pozicion, aq më pak kur po bëjnë “namin” në Europë dhe gjithçka po shkon për mrekulli. Një opsion mbetet që Igli Tare t’i shtohet ekipit të merkatos te PSG-ja, ama jo “timonier” në këtë sektor.

Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





