Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Fitore me aromë titulli, Egnatia triumfon ndaj Vllaznisë mes tensionit

VETEMSPORT 23.05.2026 2 minutes read
egnatia vllaznia

Egnatia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Rrogozhinasit triumfuan 2-1 ndaj Vllaznisë, në stadiumin “Air Albania”, në sfidën e dytë të “Final Four”.

Në një përballje tejet të luftuar, kampionët në fuqi treguan forcën e tyre. Pas disa tentativave të pasakta, në minutën e 38-të, erdhi dhe zhbllokimi i takimit.

Sota shfrytëzoi një krosim të Kryeziut dhe i dha avantazhin Egnatias, me një gol me kokë. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta ishte më e luftuar.

Bakayoko kishte mundësinë e artë në minutën e 73-të, për të dyfishuar shifrat, por me portën e boshatisur, nuk ia doli dot, pasi u ndal nga Pohls në momentin e fundit.

Norka Security

Vetëm 4 minuta më vonë, u shënua goli i barazimit. Murataj u ndal nga shtylla, ndërsa Qato përfitoi nga topi i kthyer dhe e dërgoi në rrjetë.

Megjithatë, ky barazim i Vllaznisë zgjati pak. Në minutën e 88-të, Egnatia gjeti avantazhin, me golin e shënuar nga Adjesa me kokë.

Pas këtij goli, në fushë shpërtheu sherri mes palëve, ndërsa u ndëshkua me të kuq Aleksi i cili la Egnatian me 10 lojtarë.

Rrogozhinasit ia dolën ta ruajnë këtë avantazh deri në fund, për të marrë kryesimin në “Final Four”. Me këtë sukses, Egnatia ngjitet e para me 34 pikë, 3 më shumë se Vllaznia dhe Elbasani.

RENDITJA:

Egnatia 34 pikë

Elbasani 31 pikë

Vllaznia 31 pikë

Dinamo 27 pikë

Post navigation

Previous: Përforcim i rëndësishëm për Teutën në sulm
Next: Klubi i Serie A tenton Simone Inzaghin, trajneri merr vendimin

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.