Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Përforcim i rëndësishëm për Teutën në sulm

VETEMSPORT 23.05.2026 2 minutes read
teuta

Teuta ka siguruar një afrim të rëndësishëm për repartin e avancuar, duke mbyllur me sukses transferimin e sulmuesit Mmesoma Umeijego. Futbollisti shtatëlartë ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e skuadrës bregdetare dhe do të mbajë veshur fanellën durrsake për edicionin e ri futbollistik.

Ky zhvillim shënon fundin e një periudhe të ndërlikuar për sulmuesin nigerian, i cili kohët e fundit ishte penalizuar nga ana e klubit të Apolonisë, që nuk po lejonte largimin e tij të parakohshëm drejt një destinacioni tjetër në kampionat. Lëvizja e tij vlerësohet si një goditje interesante për projektin sportiv të Teutës, që për sezonin e ri do të udhëhiqet në pankinë nga trajneri Edlir Tetova.

Historia e këtij transferimi daton që nga muaji janar, periudhë kur Teuta kishte arritur të nënshkruante një parakontratë me 23-vjeçarin, i cili në atë moment kishte mbetur edhe me gjashtë muaj kontratë të vlefshme me Apoloninë. Gjatë merkatos së dimrit, drejtuesit e klubit durrsak tentuan të blinin kartonin e tij për ta pasur lojtarin menjëherë nën urdhrat e stafit teknik, por fierakët refuzuan ofertën financiare të paraqitur prej tyre në atë periudhë.

Pavarësisht rezistencës së hershme të klubit, situata u zgjidh përfundimisht me mbylljen e sezonit. Umeijego, i cili la gjurmë në pjesën e parë të kampionatit duke shënuar 8 gola në 12 ndeshje me Apoloninë.

Norka Security

Post navigation

Previous: Europiani i Socca-s, sfida Shqipëri-Serbi
Next: Fitore me aromë titulli, Egnatia triumfon ndaj Vllaznisë mes tensionit

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.