Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

FSHF me vendim drastik, klubi legjendar përjashtohet nga kampionati

VETEMSPORT 17.04.2026 2 minutes read
FSHF-denon-dhunen

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka goditur me dorë të rëndë në mbledhjen e fundit, ku spikat përjashtimi i Shkumbinit nga gara dhe dënimi i ashpër për Bruno Telushin. Megjithatë, ka pasur edhe “dritë jeshile” për disa emra të njohur që ishin nën pezullim.

Për shkak të tërheqjes nga loja në ndeshjen ndaj Këlcyrës, Shkumbini e humb sfidën 3-0 në tavolinë, gjobiten me 500 mijë lekë dhe përjashtohen zyrtarisht nga Kategoria e Dytë, duke zbritur automatikisht në Kategorinë e Tretë. Dy zyrtarë të klubit, Florent Hasbajrami dhe Musa Xhaja, janë pezulluar me nga 3 muaj.

Nga ana tjetër, lojtari i Oriku, Bruno Telushi, është pezulluar me 8 ndeshje për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj kundërshtarëve, çka do të thotë se sezoni për ish-kapitenin e Partizanit përfundon këtu.

Lajm i mirë për Flamurtarin dhe Luftëtarin. Mbrojtësi i vlonjatëve, Luciano Skuadrone, i cili ishte dënuar me 6 muaj pezullim për incidentet në Elbasan, është falur nga Disiplina. Atij i është pezulluar ekzekutimi i dënimit dhe është vendosur në një periudhë prove prej 6 muajsh. Po ashtu, është pranuar kërkesa e Behar Ramadanit për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit.

Norka Security

Post navigation

Previous: Skënder Gega përgatit rikthimin në stol, projektohet te klubi i Superiores
Next: Tetova trajner i Teutës? Vjen reagimi i ashpër nga klubi durrsak

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.