Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Tetova trajner i Teutës? Vjen reagimi i ashpër nga klubi durrsak

VETEMSPORT 17.04.2026 2 minutes read
IMG_3189

Dy ditët e fundit, është përfolur se Edlir Tetova do të marrë drejtimin e Teutës në verë. Sipas raportimeve, u tha se tekniku durrsak do të largohej nga Egnatia, për tu rikthyer në qytetin e lindjes.

Këto zëra u shtuan edhe më shumë, pas njoftimit të vetë trajnerit, se do të largohet nga Egnatia në fund të sezonit.

Vetë klubi i Teutës, ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku mohon lajmet se është arritur një akord me Tetovën.

REAGIMI I TEUTËS:

Norka Security

Teuta kërkon të sqarojë tifozët dhe opinionin publik se trajneri Enkeleid Dobi është nën kontratë me klubin dhe palët do të respektojnë marrëveshjen e firmosur në fillim të sezonit.

Dënojmë me forcë zërat se klubi ka rënë dakord me një trajner tjetër dhe hedhim poshtë këto spekulime të shëmtuara të publikuara në disa media.

Këto shkrime dashakeqe synojnë të minojnë seriozitetin e klubit dhe të shpërqendrojnë ekipin nga objektivat sezonalë.

Teuta garanton tifozët se projekti ynë është ambicioz dhe nuk do të lejojmë askënd të përbaltë punën tonë.

Është e papranueshme që disa media të spekulojnë për ndryshimin e trajnerit pa marrë asnjë informacion nga zyrtarët e klubit.

Teuta është e hapur për çdo lloj pyetjeje nga gazetarët, por ata që publikojnë lajme të rreme për interesa të caktuara duhet të mbajnë përgjegjësi.

Drejtuesit e klubit dhe stafi teknik janë të fokusuar maksimalisht vetëm te fusha e blertë, me synimin për ta mbyllur me sukses kampionatin dhe për të ruajtur stabilitetin e projektit.

Ndeshja e radhës ndaj Elbasanit është një sfidë vendimtare, dhe e gjithë vëmendja është përqendruar te kundërshtari dhe përgatitja e ekipit. Ftojmë tifozët të na mbështesin në këtë moment të rëndësishëm të sezonit.

Post navigation

Previous: FSHF me vendim drastik, klubi legjendar përjashtohet nga kampionati
Next: Italianët zbarkojnë në Shqipëri, klubi me pronarë të rinj. Pritet zyrtarizimi

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.