
Flamurtari do të përballet këtë të premte me Burrelin, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës, do të nisë në orën 18:30.
Mirëpo, klubi kuqezi ka marrë një lajm shumë të keq në prag të duelit me matjanët. Kjo pasi është dënuar nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës me dy ndeshje pa tifozë, duke shtuar edhe atë ndaj Sopotit.
Kjo do të thotë se përballë Burrelit, skuadra e drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja, nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit. Një dënim ky i dhënë prej sezonit të shkuar, por që nuk ndryshon për të riun.
NJOFTIMI ZYRTAR:
Në bazë të Vendimit nr. 44 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së, datë 08.05.2026, Flamurtari F.C. është dënuar me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në Stadiumi “ Flamurtari “ pa praninë e spektatorëve. Për këtë arsye, dy ndeshjet e radhës në Stadiumi “Flamurtari” do të zhvillohen pa praninë e tifozëve.
Klubi i Flamurtarit respekton vendimin e organeve disiplinore dhe u bën thirrje të gjithë tifozëve kuqezi për mirëkuptim dhe mbështetje të ekipit në këtë periudhë. Së bashku, gjithmonë Flamurtari!




