Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Gallatë shqiptare! Vllaznia “lë nam”, si po tenton klubi të heshtë tifozët

VETEMSPORT 02.06.2026 2 minutes read
vllazniaaa

Ajo që po ndodh te Vllaznia në këtë fund sezoni, është me të vërtetë qesharake.

Humbja e titullit, irritoi së tepërmi tifozët, të cilët nuk u kursyen me kritika ndaj klubit. Megjithatë, për të shuar këtë zhurmë, drejtuesit nisën një strategji të çuditshme. Një ditë pas përfundimit të kampionatit, klubi njoftoi rinovimin me trajnerin Edi Martini dhe drejtorin sportiv, Vioresin Sinani.

Deri këtu gjithçka në rregull! Por tifozët shfaqën pakënaqësi të mëdha, duke ditur se rinovimi erdhi pas vetëm një fitoreje në tetë ndeshje.

Për të tentuar edhe njëherë të heshtë tifozët, klubi doli me disa postime, duke njoftuar rinovimin me disa nga lojtarët më të pëlqyer.

Norka Security

Këtu nis dhe gafa e klubit. Një vit më parë, Vllaznia njoftonte afrimin e Sherif Kallakut, me kontratë deri në vitin 2027. Së fundmi, klubi për t’i hedhur hi syve të tifozëve, ka njoftuar rinovimin me mesfushorin deri në vitin 2027.

Një absurditet nga klubi, që mashtron hapur tifozët, duke njoftuar rinovimin me një lojtar që kishte kontratë pikërisht deri në vitin 2027.

Përveç kësaj, në faqen e klubit ka nisur dhe fshirja e komenteve të tifozëve që kritikojnë. Një gjest i turpshëm ky nga klubi, që nuk do kritikë, por vetëm persona që t’iu servilosen.  

Post navigation

Previous: Shqipëria me ndryshime ndaj Izraelit, e konfirmon Maran: Nuk evoluon nëse…
Next: Xhixha largohet nga Tirana, transferohet te skuadra e re

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.