Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Shqipëria me ndryshime ndaj Izraelit, e konfirmon Maran: Nuk evoluon nëse…

VETEMSPORT 02.06.2026 2 minutes read
Rolando Maran

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, foli në konferencë për shtyp, ku u shpreh se miqësoret do të kenë rëndësi të veçantë.

Sipas tij, këto miqësore do të shërbejnë edhe për gabime dhe për t’i përmirësuar ato.

Maran theksoi se rezultati është i rëndësishëm, por edhe performanca, ndërsa shtoi se në rast se vijnë të dyja, do të jetë ideale.

“Koha asnjëherë nuk është e mjaftueshme kur je trajner në Kombëtare, por ka mjaftuar koha për të pasur një koncept të qartë për mënyrën si do të luajmë. E rëndësishme është mënyra se si do të përkthehet kjo nga lojtarët në fushë. Do na shërbejnë këto ndeshje, për të mësuar si do të luajmë. Do të shërbejë edhe për të gabuar dhe për të mësuar nga ato gabime.

Norka Security

Rezultati është i rëndësishëm, por edhe performanca është e rëndësishme. Nëse vijnë të dyja, do të ishte më mirë. Gjithmonë ka rëndësi rezultati, edhe pse është miqësore. Gjithmonë kur hyn në fushë si skuadër, hyn për një rezultat pozitiv. Shpresoj ta arrijmë këtë. Do të jetë e vështirë. Por nëse kemi një paraqitje të mirë, do të vijë edhe rezultati.”

Maran theksoi se pritet të ketë disa ndryshime ndaj Izraelit, por theksoi se ka pasur pak kohë për përgatitje.

“Nëse një trajner e konsideron idenë e tij si absolute, nuk evoluon. Futbolli ka ndryshuar, ashtu si dhe lojtarët. Secila skuadër ka cilësitë e veta. Duhet të punosh dhe të fshehësh vështirësitë ndaj kundërshtarëve. Më pëlqen një skuadër agresive dhe ta kemi topin. Ndaj Izraelit do të jetë një ndeshje e vështirë.

Moduli? Kam provuar disa gjëra, pavarësisht se ka pasur pak kohë. Jemi bazuar te karakteristikat e lojtarëve dhe për të gjetur sa më shumë zgjidhje. Jemi fokusuar edhe te cilësitë e lojtarëve. Në këtë ndeshje, mund të shohim disa ndryshime, por ka pasur shumë pak kohë”, deklaroi Maran.

Post navigation

Previous: Shqipëri-Izrael, Maran flet para ndeshjes
Next: Gallatë shqiptare! Vllaznia “lë nam”, si po tenton klubi të heshtë tifozët

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.