Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Goditje e rëndë për klubin në Shqipëri, FIFA jep dënimin

VETEMSPORT 14.12.2025 2 minutes read
IMG_0871

Hallet e Kukësit nuk kanë të sosur në këtë edicion futbollistik. Përveç ecurisë së dobët dhe rrezikut real për të rënë në Kategorinë e Dytë, verilindorët marrin një tjetër goditje të rëndë pikërisht në prag të merkatos dimërore. 

FIFA ka vendosur të bllokojë për momentin merkaton e klubit për shkak të një çështjeje të hapur dhe detyrimeve të pashlyera nga e kaluara. Emri i personit që ka fituar procesin në FIFA dhe ka shkaktuar pezullimin e merkatos nuk bëhet i ditur, por drejtuesit duhet të lëvizin shpejt, para se të mendojnë për afrime në janar, ata duhet të zhbllokojnë situatën duke shlyer këtë detyrim.

Edhe gjatë merkatos së verës, Kukësi është përballur me probleme të ngjashme financiare, por atëherë arriti t’i anashkalojë vështirësitë dhe të bëjë disa afrime. Këtë herë, nevoja për përforcime është edhe më e madhe, nëse klubi synon vërtet mbijetesën. Pas dorëheqjes së trajnerit Bledar Devolli, skuadra po drejtohet nga një staf kujdestar, i cili në tre javët e fundit ka marrë një fitore, një barazim dhe një humbje. Sot verilindorët kanë një transfertë tepër të vështirë në Pogradec, ku liqenorët konsiderohen favoritë të qartë.

Diferencat mes dy skuadrave janë të dukshme në këtë fazë të sezonit—nga objektivat, te pozitat në tabelë dhe të gjithë treguesit e tjerë sportivë. Kukësi do të mundohet të menaxhojë edhe dy javët e ardhshme me këtë strukturë, ndërsa më pas pritet të emërohet trajneri i ri që do të udhëheqë pjesën e dytë të sezonit. Aktualisht, verilindorët mbeten një nga kandidatët kryesorë për rënie, një skenar që do të përbënte një goditje të rëndë për një klub që vetëm pak vite më parë fitonte trofe në elitë dhe përfaqësonte Shqipërinë denjësisht në arenën europiane.

Post navigation

Previous: Armando Brojës i vjen mundësia e madhe në Premier League
Next: Afrim i bujshëm në Shqipëri, sulmuesin e përjashtojnë nga ekipi pas 7 golave

LEXO EDHE:

1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.