Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Lajme

Golat dhe rastet në Flamurtari-Partizani

VETEMSPORT 20.02.2026 2 minutes read

Partizani triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e javës së 25-të në Superiore. Në Vlorë, ishte një ndeshje shumë e luftuar, por në fund festa ishte për kryeqytetasit.

Kuqezinjtë nisën ndeshjen shumë mirë, duke kaluar në avantazh në minutën e 8-të, pas një supergoli të shënuar nga Maksuti.

Partizani tentoi të reagojë dhe gjeti barazimin në fundin e pjesës së parë. Arbitri akordoi penallti për Partizanin, pas konsultimit me VAR, për një ndërhyrje të gabuar ndaj Sidibe.

11 metërshin e mori përsipër pikërisht Sidibe, i cili u tregua i saktë, duke barazuar shifrat. I njëjti lojtar, përmbysi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë, pas një gabimi në prapavijën e vlonjatëve.

Norka Security

Vendasit kishin mundësinë e artë për të barazuar shifrat, por në minutën e 74-t, shpërdoruan një penallti. Gjuajtja e Herald Markut, u ndal nga portieri Pano Qirko.

Të dyja ekipet kishin edhe raste të tjera, por nuk shënuan dot. Me këtë fitore, Partizani ngjitet në kuotën e 36 pikëve, në vendin e pestë, po aq pikë sa edhe Dinamo e vendit të katërt.

Flamurtari mbetet i fundit me vetëm 20 pikë të grumbulluara.

Post navigation

Previous: E KRYER/ Interesi nga Premier League, vendoset e ardhmja e Muçit. Ja klubi që do e blejë
Next: Në Itali përdorin dy standarde! Interi u fal, Juventusit nuk i pranohet kërkesa

LEXO EDHE:

hgfdhfgjs
  • Lajme

Goli i shënuar nga Muçi

VETEMSPORT 07.10.2026
Screenshot
  • Lajme

Shqipëri-Bjellorusi

VETEMSPORT 24.09.2026
sdfsdgsd
  • Lajme

Goli i Asanit ne Champions

VETEMSPORT 10.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.