Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Të Tjera

HISTORIKE! Jurgen Uldedaj, kampion bote. Shqiptari ngjitet në majat e boksit

VETEMSPORT 25.10.2025 2 minutes read
Screenshot

Screenshot

Jurgen Uldedaj ka fituar ndeshjen ndaj kampionit kamerunas Rolly Lambert Fogoum, duke u shpallur kampion bote në versionin IBO (International Boxing Organization). Suksesi i arritur në “O₂ Arena” në Londër përbën një moment historik për sportin shqiptar, pasi Uldedaj bëhet boksieri i parë nga Shqipëria që fiton një titull të tillë botëror në boksin profesionist. Ndeshja ishte e fortë dhe e luftuar deri në fund, por shqiptari tregoi qetësi, teknikë dhe përgatitje të lartë fizike, duke dominuar me raunde dhe fituar me meritë.

Kjo fitore e ngjit Uldedajn në majat e boksit botëror dhe vulos rrugëtimin e tij të gjatë në arenat ndërkombëtare. I lindur në Shqipëri dhe i formuar si sportist në Gjermani e Angli, ai ka ndërtuar hap pas hapi një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme. Deri tani ai numëron 21 fitore në karrierë, prej të cilave 12 me nokaut.

Uldedaj ka mbajtur më parë disa tituj prestigjiozë si “WBO Youth”, “WBC Youth”, “IBF International”, “WBA Inter-Continental” dhe “IBO Mediterranean”. Edhe pse stërvitet mes Gjermanisë dhe Anglisë, ai vazhdon të garojë nën flamurin shqiptar. Me këtë triumf në Londër, Uldedaj jo vetëm forcon pozitën e tij në elitën e boksit botëror, por gjithashtu vendos një pikë referimi të re për sportin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Post navigation

Previous: Interi e pëson tre herë! Napoli i jep “leksion” zikaltërve dhe merr kryesimin
Next: U shpall kampion bote, Jurgen Uldedaj: E kam ëndërruar gjithë jetën, është për të gjithë shqiptarët

Të ngjashme

ipiccy_image_lIN
  • Të Tjera

Blen klub në Shqipëri? Samir Mane kalon pronarin e Milanit

VETEMSPORT 13.03.2026
baste sportive
  • Të Tjera

Rikthehen bastet sportive? Ministri i Financave jep lajmin

VETEMSPORT 11.03.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026
Screenshot-2026-04-12-155457
  • Kampionati

VIDEO/ E paprecedentë! Nga fusha në Polici, Telushin e tërheqin me forcë në fugonin e forcave të rendit

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.