Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Interi e pëson tre herë! Napoli i jep “leksion” zikaltërve dhe merr kryesimin
Bota

Interi e pëson tre herë! Napoli i jep “leksion” zikaltërve dhe merr kryesimin

Publikuar

Seria A ka një kryesues të ri. Napoli ka marrë vendin e parë, pasi mposhti 3-1 Interin, në supersfidën e javës së tetë.

Në stadiumin “Maradona” pritej një ndeshje e luftuar dhe ashtu rezultoi. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve, pas golit të shënuar nga De Bruyne në minutën e 33-të me penallti.

Në fraksionin e dytë, rrugën e rrjetës e gjeti edhe McTominay në minutën e 54-t. Vetëm pesë minuta më vonë, Calhanoglu ngushtoi diferencat me penallti.

Megjithatë goditjen përfundimtare Interit ia dha Anguissa, i cili realizoi të tretin në minutën e 66-të.

Norka Security

Kjo fitore e ngjit Napolin në krye me 18 pikë, ndërsa Interi zbret i katërti me 15 pikë.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme