Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Bota

Interi përgatit afrimin e bujshëm, sulmuesi i rivalëve jep miratimin

Publikuar

Ademola Lookman është objektivi kryesor i Interit për sulmin. Kalimi i tij te skuadra nga Milano nuk është ende i mbyllur, por ka avancuar ndjeshëm. Lojtari ka shprehur vullnetin e tij për t’u transferuar te nënkampionët, ndërsa marrëveshja për kontratën personale është arritur. Problemi aktual mbetet dakordësia mes dy klubeve.

Interi ka paraqitur një ofertë prej 40 milionë eurosh, e cila mund të rritet edhe me disa milionë të tjerë për të përmbushur kërkesat e Atalantës. Një takim mes përfaqësuesve të futbollistit dhe drejtuesve të Atalantës pritet të zhvillohet për të konfirmuar pozicionin e Lookman, i cili nuk e sheh veten më pjesë të projektit të klubit bergamask. Nga ana e tyre, agjentët e lojtarit po i kujtojnë Atalantës premtimin e bërë një vit më parë, sipas të cilit nuk do të pengonin largimin e tij në rast se do të vinte një ofertë e kënaqshme.

Aktualisht, Lookman po përballet me një problem muskulor në pulpë që e ka detyruar të stërvitet i diferencuar dhe pritet të mungojë edhe për disa javë. Megjithatë, dëshira e tij për t’u transferuar te Interi është e qartë dhe e shprehur hapur.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme