Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Javë vendimtare për Juventusin, Champions-i mund të sjellë revolucion

VETEMSPORT 15.05.2026 3 minutes read
Juventus

Juventusi po hyn në një nga momentet më të rëndësishme të sezonit, ku fokusi kryesor mbetet sigurimi i një vendi në Champions League dhe planifikimi i merkatos së verës. Brenda nëntë ditëve të ardhshme, bardhezinjtë do të luajnë dy ndeshje vendimtare ndaj Fiorentinës dhe Torinos, takime që do të përcaktojnë objektivat sportive dhe financiare të klubit për sezonin e ardhshëm.

Skuadra torineze do të përballet fillimisht me Fiorentinën në shtëpi, ndërsa më pas do të luajë derbin ndaj Torinos në javën e fundit të kampionatit. Me dy fitore, Juventusi do të siguronte matematikisht kualifikimin në Champions pa pasur nevojë të presë rezultatet e skuadrave rivale. Ky objektiv konsiderohet thelbësor edhe për aspektin ekonomik, pasi pjesëmarrja në këtë kompeticion mund t’i sjellë klubit rreth 80 milionë euro të ardhura shtesë.

Administratori i klubit, Damien Comolli, ka deklaruar se Juventusi do të zhvillojë një merkato ambicioze, por drejtuesit janë të vetëdijshëm se të ardhurat nga Europa do të ndikonin ndjeshëm në mundësitë financiare. Pas përfundimit të sezonit pritet të zhvillohet edhe një takim mes drejtuesve dhe trajnerit Luciano Spalletti. Tekniku italian vazhdon të gëzojë besimin e klubit dhe mbështetjen e John Elkann, ndërsa opinionet e tij do të kenë peshë të rëndësishme në ndërtimin e skuadrës së re.

Një nga çështjet kryesore mbetet situata e Dusan Vlahovic. Kontrata e sulmuesit serb skadon më 30 qershor dhe negociatat për rinovimin aktualisht janë të bllokuara. Juventusi ka ofruar 6 milionë euro në sezon, ndërsa lojtari kërkon 8 milionë. Spalletti e konsideron Vlahovic një element të rëndësishëm, por vendimi final do të varet edhe nga ofertat që mund të mbërrijnë.

Norka Security

Në të njëjtën kohë, Juventusi po monitoron lojtarë me parametër zero. Emri që po fiton terren është ai i portierit Alisson Becker, i cili ka punuar më parë me Spallettin te Roma. Në listën e objektivave përmenden gjithashtu Bernardo Silva, Robert Lewandowski dhe Marcos Senesi, ndonëse operacionet konsiderohen të komplikuara.

Nga ana tjetër, klubi po përgatit largime të rëndësishme. Filip Kostic pritet të largohet si lojtar i lirë, ndërsa po kërkohet një sistemim i ri për Lois Openda, i cili nuk ka bindur pas investimit prej afro 44 milionë eurosh. Në dalje konsiderohen gjithashtu Milik dhe Juan Cabal, ndërsa Adzic pritet të huazohet. Edhe Fabio Miretti mund të largohet gjatë verës. Situata mbetet e paqartë edhe për emra si David, Koopmeiners dhe Edon Zhegrova, ndërsa për Bremer dhe Cambiaso, çdo vendim do të varet nga ofertat “e papërballueshme”.

tifozet e tiranes
Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT
17.10.2026
guerrils
Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT
16.10.2026
partizani
Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT
13.10.2026
perndreca
Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT
13.10.2026
armando broja
Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT
13.10.2026
asani
Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT
12.10.2026

Post navigation

Previous: U skadojnë kontratat, 11 lojtarë rrezikojnë largimin te Partizani
Next: Sylvinho bën gati ftesën për portierin

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.