Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Juventusi i pandalshëm, Champions tashmë një formalitet

VETEMSPORT 12.05.2026 3 minutes read
Juventus

Juventusi po hyn në fazën më vendimtare të sezonit me ritmin më të mirë në Serie A. Bardhezinjtë janë skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në javët e fundit dhe tashmë janë shumë pranë sigurimit të një vendi në Champions League për sezonon e ardhshëm.

Fitorja ndaj Lecce-s ishte një tjetër konfirmim i momentit pozitiv që po kalon skuadra. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 12 sekondash lojë nga Dusan Vlahovic, i cili realizoi një nga golat më të shpejtë të sezonit për Juventusin. Ky episod tregoi qartë mënyrën se si skuadra po i qaset ndeshjeve në javët e fundit, me intensitet të lartë dhe kërkesë për të kaluar menjëherë në avantazh.

Që prej ardhjes së Luciano Spallettit në pankinë, Juventusi ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e lojës. Skuadra kërkon të sulmojë që në minutat e para dhe të krijojë presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarëve, sidomos ndaj ekipeve që mbrohen me bllok të ulët. Kjo qasje ka sjellë rezultate konkrete edhe në aspektin statistikor.

Juventusi është skuadra që ka realizuar më shumë gola në 5 minutat e para të ndeshjeve në Serie A dhe çdo herë që ka kaluar herët në avantazh, ka arritur të marrë tre pikët. Kontrolli i ritmit të lojës pas golit të parë ka qenë një nga elementët më të rëndësishëm në ecurinë e skuadrës gjatë kësaj periudhe.

Një tjetër faktor që ka ndikuar pozitivisht është edhe fakti që Juventusi ka pasur mundësi të fokusohet vetëm te kampionati. Pa angazhime europiane apo kalendar të ngarkuar, stafi teknik ka pasur më shumë kohë për përgatitje taktike dhe rikuperim fizik të lojtarëve gjatë javës.

Kjo vazhdimësi rezultatesh ishte parë edhe në periudhën mes dhjetorit dhe janarit, kur bardhezinjtë grumbulluan 16 pikë në 7 ndeshje. E njëjta ecuri po përsëritet tani në momentin më të rëndësishëm të sezonit, aty ku përcaktohen objektivat finalë të kampionatit.

Në 10 ndeshjet e fundit të Serie A, Juventusi ka marrë 22 pikë, më shumë se Interi dhe Napoli, duke rikuperuar terren në renditje dhe duke u afruar ndjeshëm me sigurimin matematikor të një vendi në Champions League.

Për klubin bardhezi, rikthimi në kompeticionin më të rëndësishëm europian konsiderohet thelbësor edhe për projektin e sezonit të ardhshëm. Drejtuesit synojnë ndërtimin e një skuadre që të rikthehet në garën për titullin kampion dhe rezultatet e javëve të fundit po konsiderohen si një sinjal pozitiv për vazhdimësinë e projektit teknik të Luciano Spallettit.

Post navigation

Previous: Kosova nis fazën përgatitore, dy miqësore për djemtë e Franco Foda-s
Next: Mirel Josa, në listën e Skënderbeut për stolin

Të ngjashme

0889dd2d-d23f-4691-b83f-76bdd808c683.jpg
  • Bota

Përmbysje epike! Argjentina kualifikohet në finale, Anglia “digjet” në fund

VETEMSPORT 15.07.2026
letexier
  • Bota

Përjashtohet nga Botërori arbitri i Argjentinë-Egjipt, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 13.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

0889dd2d-d23f-4691-b83f-76bdd808c683.jpg
  • Bota

Përmbysje epike! Argjentina kualifikohet në finale, Anglia “digjet” në fund

VETEMSPORT 15.07.2026
vllazn
  • Kampionati

Brdaric turpëron Vllazninë, eliminim dhe humbje e thellë ndaj Malishevës

VETEMSPORT 15.07.2026
IMG_5315
  • Kombëtarja

Jasir Asani merr vendimin drastik, zbulohet levizja e papritur

VETEMSPORT 15.07.2026
Tomislav-Kis-10-1068x712
  • Kampionati

ZYRTARE/ Tirana nuk ndalet në merkato, prezantohet sulmuesi

VETEMSPORT 14.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.