Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kosova & Rajoni

Kosova nis fazën përgatitore, dy miqësore për djemtë e Franco Foda-s

VETEMSPORT 12.05.2026 3 minutes read
Kosova

Kosova do të nisë përgatitjet për edicionin e ri të UEFA Nations League me dy ndeshje miqësore. Përfaqësuesja e drejtuar nga Franco Foda do të testojë formën e skuadrës përballë Çekisë dhe Andorrës, në dy takime që do t’i shërbejnë stafit teknik për të vazhduar ndërtimin e grupit para nisjes së ndeshjeve zyrtare në Ligën B.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 31 maj në stadiumin Epet Arena në Pragë, ku Dardanët do të përballen me Kombëtaren e Çekisë. Për Kosovën, kjo sfidë konsiderohet një test i rëndësishëm përballë një skuadre me eksperiencë në arenën ndërkombëtare dhe që sapo ka siguruar pjesëmarrjen në Botëror.

Çekia arriti kualifikimin në Kupën e Botës pas suksesit ndaj Danimarkës në fazën play-off, ku fitoi pas goditjeve të penalltive. Për çekët, ky do të jetë rikthimi në një Botëror për herë të parë që nga viti 2006. Aktualisht, kombëtarja çeke renditet në vendin e 41-të në klasifikimin e FIFA-s.

Kosova dhe Çekia janë përballur dy herë më parë, në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020. Në sfidën e zhvilluar më 7 shtator 2019 në stadiumin Fadil Vokrri, Kosova fitoi me rezultatin 2-1. Ndërkohë, në takimin e kthimit të luajtur më 14 nëntor 2019 në Plzen, Çekia triumfoi me të njëjtin rezultat, 2-1.

Norka Security

Pas sfidës në Pragë, Kosova do të rikthehet në Prishtinë për ndeshjen e dytë miqësore. Më 7 qershor, Dardanët do të presin Andorrën në stadiumin Fadil Vokrri. Edhe ndaj Andorrës, Kosova ka dy përballje të fundit në eliminatoret e Euro 2024. Takimi i luajtur në Prishtinë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në transfertën e Andorra La Vella, Kosova fitoi me rezultatin 3-0.

Këto dy ndeshje do të shërbejnë si pjesë e fazës përgatitore për edicionin e ri të UEFA Nations League, ku Kosova do të garojë në Ligën B. Dardanët bëjnë pjesë në Grupin B3 së bashku me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën.

Stafi teknik pritet të përdorë këto takime për të testuar alternativat në skuadër dhe për të konsoliduar grupin para nisjes së ndeshjeve zyrtare në shtator. Grumbullimi i Kosovës është planifikuar të nisë më 27 maj, vetëm pak ditë përpara transfertës ndaj Çekisë në Pragë.

Post navigation

Previous: Butrinti del kundër vendimit të FSHF-së
Next: Juventusi i pandalshëm, Champions tashmë një formalitet

LEXO EDHE:

topi superlige kosova
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Humbja nuk kapërdihet, shkarkohet trajneri i Superligës

VETEMSPORT 11.10.2026
guardiola
  • Kosova & Rajoni

E BUJSHME/ Klubi shqiptar i bën ofertë Guardiolës

VETEMSPORT 07.10.2026
brdaric martini
  • Kosova & Rajoni

Vllaznia e largoi, trajneri ikën nga Superliga dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 07.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.