
Kalon te Shqipëria? Pritej te Kosova, lojtari refuzon “dardanët”
Portieri Diant Ramaj është përfolur së fundmi në Kosovë për një mundësi ndryshimi përfaqësueseje, duke hequr dorë nga Gjermania për të luajtur me “dardanët”.
Megjithatë, menaxheri i tij, Jurgen Zhvab, ka mohuar kategorikisht këto zëra. Ai ka deklaruar se Ramaj e ka marrë vendimin dhe nuk do të luajë për Kosovën. Sipas tij, lojtari e respekton interesimin e Federatës së Kosovës, por ka bërë të qartë qëndrimin e vet. Portieri 24-vjeçar mund të përfaqësojë gjithashtu edhe Shqipërinë, për shkak të origjinës së tij.
Aktualisht, ai është titullar në Bundesligë me skuadrën e Heidenheim, ku luan në formë huazimi nga Borussia Dortmund. Ramaj vlerësohet si një prej talenteve më premtues të portës në futbollin gjerman.
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





