Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota
  • Kombëtarja

“Kolonia” shqiptare në Premier League, talenti kuqezi kalon në elitën angleze

VETEMSPORT 24.05.2026 2 minutes read
aidon shehu

Hull City ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit anglez pasi mposhti Middlesbrough në finalen e fazës “Play-Off” të Championship. Ky duel u mbyll me rezultatin minimal 1-0 në favor të skuadrës vendase, sukses i cili u garanton atyre pjesëmarrjen zyrtare në Premier League për edicionin e ardhshëm 2026-27.

Ky objektiv i arritur sjell një tjetër emër shqiptar në elitën e futbollit ishullor, duke rritur numrin e lojtarëve kuqezi në këtë kampionat të rëndësishëm.

Pjesë e këtij suksesi me ekipin e Hull City-t është edhe mesfushori 19-vjeçar, Aidon Shehu. Ndonëse lojtari i talentuar ende nuk ka pasur mundësinë të bëjë debutimin zyrtar me ekipin e parë gjatë këtij sezoni, aktivizimi në elitë mund t’i vijë përgjatë vitit të ardhshëm, gjithmonë nëse menaxhimi i klubit nuk do të ketë plane të tjera si një huazim të mundshëm për rritjen e tij profesionale.

Në rast se qëndron në skuadër, mesfushori do të gjejë në Premier League një tjetër futbollist shqiptar, Anis Mehmetin, i cili po ashtu arriti të ngjitej në elitë me skuadrën e Ipswich Town.

Norka Security

Sa i përket karrierës në nivel ndërkombëtar, Aidon Shehu është aktualisht pjesë e Kombëtares Shqiptare U-21. Me përfaqësuesen e shpresave kuqezi, ai ka regjistruar deri më tani 8 paraqitje zyrtare në fushën e lojës dhe ka arritur të shënojë 1 gol. Eksperienca në elitën angleze pritet të shërbejë si një shtysë e madhe për ecurinë e tij, si me klubin ashtu edhe në radhët e ekipeve kombëtare të moshave.

Post navigation

Previous: Llogaritë, titulli kampion në Shqipëri vlen mbi 1 milion euro
Next: Një shqiptar lë Chelsea-n pa Europë, shpëton Tottenham. Verdiktet në Premier League

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.