Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Një shqiptar lë Chelsea-n pa Europë, shpëton Tottenham. Verdiktet në Premier League

VETEMSPORT 24.05.2026 2 minutes read
xhaka sunderland

Premier League uli siparin e sezonit 2025-2026 me javën e fundit që përcaktoi verdiktet finale në garën për titullin, Europën dhe mbijetesën. Arsenali festoi zyrtarisht titullin kampion pas suksesit 2-1 ndaj Crystal Palace. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e mbylli sezonin në vendin e parë me 85 pikë, duke lënë pas Manchester Cityn me diferencë prej 7 pikësh.

Manchester City e mbylli kampionatin me humbjen 2-1 ndaj Aston Villës. Sfida rezultoi e veçantë për klubin anglez, pasi ishte ndeshja e fundit e Pep Guardiolës në pankinën e “qytetarëve” pas një periudhe 10-vjeçare. Emocionet nuk munguan gjatë dhe pas takimit, teksa Guardiola, Bernardo Silva dhe John Stones u panë të përlotur në përshëndetjen me tifozët. Bernardo Silva dhe Stones zhvilluan gjithashtu ndeshjet e fundit me fanellën e Manchester Cityt.

Në garën për Champions League, Arsenalit dhe Manchester Cityt iu bashkuan edhe Manchester United, Aston Villa dhe Liverpooli. Skuadra e Liverpoolit mbylli sezonin në vendin e pestë, ndërsa vëmendja kryesore ishte te Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Liverpoolit, duke i dhënë fund një periudhe shumë të rëndësishme në klubin anglez. Në fund të takimit, Salah nuk i mbajti emocionet, ndërsa tifozët e përshëndetën gjatë.

Një tjetër duel me shumë peshë ishte ai i Tottenhamit ndaj Evertonit. Londinezët fituan minimalisht 1-0 dhe siguruan mbijetesën vetëm në javën e fundit të kampionatit. Ky sukses shmangu rënien dramatike nga elita, në një sezon ku skuadra pati shumë probleme me rezultatet dhe vazhdimësinë.

Në fund të renditjes, West Ham nuk arriti të mbijetojë pavarësisht fitores 3-0 ndaj Leeds United. Skuadra londineze ra nga Premier League dhe iu bashkua Burnleyt dhe Wolvesit, që kishin humbur më herët matematikisht kategorinë.

Sa i përket zonës europiane, Bournemouth dhe Sunderland siguruan pjesëmarrjen në Europa League për sezonin e ardhshëm. Brighton do të marrë pjesë në Conference League. Ndërkohë, një nga zhgënjimet më të mëdha të sezonit ishte Chelsea. Londinezët e mbyllën kampionatin në vendin e 10-të pas humbjes 2-1 ndaj Sunderlandit të Granit Xhakës.

Post navigation

Previous: “Kolonia” shqiptare në Premier League, talenti kuqezi kalon në elitën angleze
Next: Okazion për Superioren, mesfushori e mbyll te Flamurtari

LEXO EDHE:

9e9ccf8e-c269-4cd9-8672-c5410d269c30
  • Bota

Prapaskena e bujshme/ Transferimi 60 milionësh tek Arsenal ka lidhje me Shqipërinë

VETEMSPORT 26.08.2026
Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026
MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E BUJSHME/ Skënderbeu-Dinamo në rrezik, drejt largimit nga Korça

VETEMSPORT 26.08.2026
topi superlige kosova
  • Kampionati

ZYRTARE/ E papritur, trajneri largohet nga pretendentët e Superligës

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.