Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Kontratë dyvjeçare, Xhixha firmos me klubin e Superiores

VETEMSPORT 11.06.2026 1 minute read
redon xhixha

Sulmuesi Redon Xhixha ka vendosur përfundimisht të ardhmen e tij, duke zgjedhur të qëndrojë te skuadra e Tiranës. 

Pavarësisht ofertave të shumta që mori nga klube të ndryshme të Superiores dhe nga kampionate të huaja, lojtari pranoi propozimin e fundit të bardhebluve. 

27-vjeçari ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare me kryeqytetasit, ku do të vijojë të mbajë edhe shiritin e kapitenit. 

Ky vendim u jep fund dilemave dhe siguron një element cilësor në repartin e avancuar për rindërtimin e skuadrës gjatë kësaj vere. Për Xhixhën kjo lëvizje sjell qëndrueshmëri pas një periudhe të vështirë aktivizimi në kampionatin algjerian. 

Norka Security

Kujtojmë që aventura e tij në Afrikën e Veriut u mbyll në dyert e FIFA-s, ku sulmuesi fitoi gjyqin për rreth gjysmë milioni euro paga të prapambetura. Tashmë, kapiteni pritet të jetë pika e referimit për objektivat e reja të klubit më të titulluar në vend.

Post navigation

Previous: Lëvizje e papritur/ Titullari i Skënderbeut njofton kalimin te Vllaznia
Next: “Tronditet” Vllaznia, dënim i rëndë dhe gjobë nga FIFA. Shkak bëhet mesfushori

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.