Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

La Liga, 14 ekipe rrezikojnë mbijetesën

VETEMSPORT 13.05.2026 2 minutes read
mallorca espanyol

Tre javë para fundit të sezonit, La Liga vazhdon të mbajë të hapur plot llogari, sidomos në zonën e mbijetesës. Nëse gara për titull është mbyllur pas suksesit 2-0 të Barcelonës ndaj Real Madridit, situata në fundin e tabelës mbetet plotësisht e paqartë.

Barcelona kryeson renditjen me 91 pikë dhe ka krijuar diferencë prej 14 pikësh nga Real Madridi i vendit të dytë, duke siguruar matematikisht titullin kampion. Madrilenët mbeten në kuotën e 77 pikëve, ndërsa Villarreal renditet i treti me 69 pikë. Atletico Madrid ka 63 pikë, Betis 54 dhe Celta Vigo 50 pikë, duke qenë gjashtë skuadrat e vetme që kanë siguruar matematikisht qëndrimin në elitë.

Pjesa tjetër e kampionatit mbetet e përfshirë në luftën për mbijetesë. Getafe, që mban vendin e shtatë me 45 pikë, nuk e ka siguruar ende matematikisht qëndrimin në La Liga. Pas saj vijnë Real Sociedad dhe Athletic Bilbao me nga 44 pikë, ndërsa Rayo Vallecano ka 43 pikë.

Më poshtë renditen Elche, Espanyol, Mallorca dhe Girona, të gjitha me nga 39 pikë, duke treguar sa e ngushtë është diferenca në fundin e tabelës. Alaves mban vendin e 18-të me 37 pikë dhe aktualisht ndodhet në zonën e rënies nga kategoria, ndërsa Levante ka 36 pikë dhe vazhdon të luftojë për të shmangur largimin nga elita. Edhe Real Oviedo, që mban vendin e fundit me 29 pikë, nuk ka rënë ende matematikisht, pasi ka ende në dispozicion nëntë pikë deri në fund të sezonit.

Norka Security

Kjo situatë ka bërë që java e 35-të dhe tre ndeshjet e mbetura të marrin rëndësi të veçantë për pjesën më të madhe të skuadrave të kampionatit. Diferencat e vogla në renditje bëjnë që një fitore ose humbje të ndryshojë menjëherë pozicionin e ekipeve.

La Liga po ofron një nga sezonet më të ekuilibruara të viteve të fundit për sa i përket mbijetesës. Nga vendi i shtatë deri te zona e rënies, diferencat mbeten minimale dhe çdo sfidë mund të ndryshojë plotësisht renditjen. Për ekipet që ndodhen në fundin e tabelës, objektivi mbetet sigurimi i pikëve të nevojshme për të shmangur rënien, ndërsa java e fundit pritet të jetë vendimtare për shumë prej tyre.

Post navigation

Previous: Ndryshon orari për ndeshjen Teuta-Pogradeci
Next: Mourinho drejt rikthimit te Real Madrid

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.