Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Video/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonistVideo/ Sulmuesi i Kombëtares nuk ndalet, shënon sërish në TurqiNdeshja Teuta-Laçi, publikohen formacionet
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Stavro Pilo
Uncategorized

E bujshme/ I shënoi Realit, Pilos i del emri në Madrid. Ja prapaskenat

Publikuar

Atletico Madrid është vënë në lëvizje për të transferuar mbrojtësin e Kombëtares, Stavro Pilo. Lojtari i krahut të majtë në prapavijë po zhvillon sezon…

Atletico Madrid është vënë në lëvizje për të transferuar mbrojtësin e Kombëtares, Stavro Pilo.

Lojtari i krahut të majtë në prapavijë po zhvillon sezon fantastik me AEK-un e Athinës, ndërsa në Champions League brenda një kohe të shkurtër i ka shënuar gol dy gjigantëve të futbollit botëror si Manchester City e Real Madrid.

Më tej, bëhet e ditur se është Matteo Alemani, drejtori i merkatos te Atletico Madrid, që po këmbëngul në realizimin e transferimit që në merkaton e janarit.

Pilo ka kontratë me AEK-un deri në verën e vitit 2030, ndërsa sipas “Transfermarkt”, vlera e mbrojtësit arrin deri në 2.5 milionë euro, kuotë lehtësisht e përballueshme për një klub si Atletico Madrid.

Norka Security

Nëse operacioni mbyllet me sukses, lojtari i Kombëtares do të kishte shansin e “artë” për t’ia bërë “bum” në arenën e madhe të futbollit europian, kjo edhe falë prezencës në një nga klubet më të zëshme përtej kontinentit të vjetër.

Deri tani, nuk ka ndodhur që një lojtar i Kombëtares të ketë qenë kryesor te Atletico, Reali apo Barcelona në La Liga. Pavarësisht se Bare dhe Manaj ishin për pak kohë pjesë e ekipeve të mësipërme, gjithmonë mbetën në “plan të dytë”, por Pilo mund të ndryshojë “historinë”.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.