Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
ZYRTARE/ Klubi nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i riTop me “telekomandë” dhe gol, Jasir Asani shkëlqen në ChampionsE bujshme/ Sulmuesi i Shqipërisë drejt transferimit te Dortmund4 gola, mbyllet Flamurtari-Bylis. Si ndryshon renditjaPritjes i vjen fundi, CAS jep nesër vendimin përfundimtarE pazakontë! Tifozët shkulin kabllot e VAR-it, ndërpritet ndeshja
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Topi i FSHF
Kampionati

ZYRTARE/ Klubi nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

Publikuar

Klubi i Sopotit nuk ka vonuar për të gjetur trajnerin e ri pas dorëheqjes së Rraman Hallaçit menjëherë pas humbjes në javën e 11 të Kategorisë së Parë…

Klubi i Sopotit nuk ka vonuar për të gjetur trajnerin e ri pas dorëheqjes së Rraman Hallaçit menjëherë pas humbjes në javën e 11 të Kategorisë së Parë kundër Korabit.

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se trajneri i ri i ekipit do të ishte Lorenc Pashja, i cili do të drejtonte skuadrën në vijimin e edicionit ku objektivi është padyshim mbijetesa në këtë kategori.

“MIRËSEVJEN, LORENC PASHJA!

Klubi i Futbollit Sopoti mirëpret Lorenc Pashjën në drejtimin e ekipit tonë!

Norka Security

Një kapitull i ri nis për Sopotin, me ambicie të qarta për të rritur nivelin sportiv, për të forcuar grupin dhe për të arritur rezultate sa më pozitive.

I urojmë trajnerit Pashja shumë suksese në këtë detyrë të re! Besojmë se përkushtimi, profesionalizmi dhe puna në grup do të jenë çelësi për realizimin e objektivave të klubit dhe për të përmbushur pritshmëritë e sportdashësve librazhdas.

Së bashku drejt sukseseve të reja!, shkruhej në njoftimin e kryebashkiakut.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.