
Partizani barazoi 1-1 ndaj Teutës në përballjen e javës së parë të Superiores.
Ndërkohë, sulmuesi Rrok Toma e ndoqi ndeshjen e parë të kampionatit nga shkallët e stadiumit. Pas aktivizimit me Vllazninë në kompeticionet evropiane, rregullorja i lejon atij të luajë vetëm me një tjetër ekip gjatë këtij edicioni.
Aktualisht pranë klubit të Partizanit nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare për shërbimet e Tomës. Lënia e tij jashtë grupit ishte një vendim tërësisht teknik i trajnerit Florin Bratu.
Nga ana tjetër, sa i përket David Fadairos, marrëveshja e tij me Dinamon ishte e vlefshme vetëm për ndeshjet e Evropës.
Kjo është arsyeja kryesore pse ai nuk u paraqit me skuadrën dinamovite në sfidën ndaj Vorës në kampionat.





