Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Largohet Boehly? Bisedime për shitje aksionesh te Chelsea

VETEMSPORT 18.08.2026 3 minutes read
chelsea_hd-2

Te Chelsea duket se do të ketë largime nga bordi drejtues pasi Todd Boehly dhe ortaku i tij Mark Walter po kërkojnë të shesin kuotën e tyre të aksioneve. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, dy bashkëpronarët aktualë të Bluve të Londrës janë në bisedime me aksionerin kryesor Clearlake Capital për të shitur kuotën e tyre të aksioneve që përbëjnë më shumë se 1/4 e biznesit.

Disa burime i hodhën poshtë raportimet, duke i cilësuar ato si pjesë të sagës së gjatë të rivalitetit mes Boehly dhe Behdad Eghbalit, bashkëthemeluesit të Clearlake dhe personit që tashmë është figura kryesore në Stamford Bridge. Por lajmi vjen në një kohë kur autoritetet amerikane kanë nisur një hetim mbi çështjet financiare të Walter. Ky i fundit tashmë ka shitur pjesën më të madhe të aksioneve të tij të skuadrës së NBA, LA Lakers, pas më pak se një viti nga marrja e kontrollit të tij.

Po kështu, përsona të brendshëm besojnë se konsorciumi BlueCo që bleu Chelsea nga Roman Abramovich në maj të 2022 është shumë pranë ndarjes. Walter, 66 vjeç është një prej investitorëve të Blueco22 Holdings e cila zotëron 38% të klubit të Chelsea përmes kompanive BlueCo. Pjesa tjetër zotërohet nga Clearlake Capital, kompania e investimeve e drejtuar nga Eghbali dhe Jose Feliciano. Boehly dhe Walter zotërojnë secili prej tyre 1/3 e aksioneve të Blueco22 Holdings duke iu dhënë nga një pjesë prej 12.8% te Chelsea dhe te klubi simotër Strasbourg. Pjesa tjetër  është e ndarë mes miliarderit zviceran Hansjorg ëyss dhe Greenelite CFC.

Nëse Boehly dhe ëalter do të shesin aksionet e tyre te Clearlake, ky do të ketë në zotërim një kuotë prej 86% dhe efektivisht do të ketë kontrollin e plotë të Chelsea dhe fatit të tij duke përfshirë këtu dhe ofertën për ndërtimin e një stadiumi të ri. Mark Walter dhe Boehly prej kohësh janë miq dhe partnerë në biznes. Ata janë gjithashtu bashkëinvestitorë te skuadra e bejzbollit LA Dodgers dhe te skuadra e basketbollit të vajzave Los Angeles Sparks.

Shenjat e para të problemeve u shfaqën javën e kaluar kur Walter pranoi të shiste kuotën e tij prej 85% të aksioneve të LA Lakers te ish shefi i Disney Bob Iger dhe vëllai i dhëndrit të Donald Trump, Josh Kushner për 9 miliardë dollarë që përbën një rekord për një skuadër sportive

Prokurorët amerikanë po hetojnë kompanitë e sigurimit të Walter mes akuzave se këto kompani u kanë dhënë hua firmave të tjera të lidhura me të, pa e bërë të ditur këtë fakt. Chelsea, Clearlake dhe përfaqësuesit e Walter dhe Boehly kanë refuzuar të japin komente. Që nga momenti kur konsorciumi amerikan bleu klubin londinez, Blutë kanë shpenzuar mbi 2 miliardë paundë në merkatin e transferimeve, por sezonin e kaluar Chelsea e mbylli kampionatin në vendin e 10.

Post navigation

Previous: “U divorcova nga gruaja më e bukur në botë”/ Prapaskenat e Guardiolës te Manchester City
Next: Ligji bllokoi gjithçka, zbulohet pse dështoi Suzuki te PSG

Të ngjashme

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
armando broja
  • Bota
  • Kombëtarja

Çfarë po ndodh me Brojën?! “Djeg” mundësinë e artë

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.