Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Fitore me zemër në dorë! Shqipëri thyen Serbinë, vendos Manaj

VETEMSPORT 11.10.2025 3 minutes read
Screenshot_57-2-1024x576

Shqipëria ka triumfuar minimalisht ndaj Serbisë në Leskovac, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.

Një supergol i shënuar nga Rey Manaj, i dha fitoren e madhe kuqezinjve të Silvinjos. Sicc pritej, ishte një ndeshje shumë e luftuar, me raste të shumta, por vendosi goli i Manajt.

Sa i përket rasteve, serbët iu afruan disa herë golit me Vlahovic dhe Samardzic, por mbrojtja e Shqipërisë ishte e vendosur shumë mirë.

Me këtë sukses, Shqipëria blindon vendin e dytë dhe afrohet me “play off”. Kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 11 pikëve, katër më shumë se Serbia e vendit të dytë.

Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë miqësorja ndaj Jordanisë më 15 tetor në Tiranë, ndërsa më pas sfidon Andorrën në transfertë.

SERBI-SHQIPËRI 0-1

KOMENTI

63’– Dy zëvendësime te Serbia. Largohen Aleksander Mitrovic dhe Zivkovic, vendin e tyre e marrin Luka Jovic dhe Stefan Mitrovic.

63’- Zëvendësim te Shqipëria. Arbër Hoxha merr vendin e Armando Brojës.

62’- E pabesueshme çfarë humb Vlahovic. Sulmuesi kalon dy lojtarë, por gabon në momentin e fundit.

60’- Tjetër rrezik nga krahu i majtë me Kostic që pason në zonë, por Ajeti bën ndërhyrje vendimtare dhe largon rrezikun.

53’- Krosim i rrezikshëm i Kostic, gjuan me kokë Mitrovic, por topi shkon mbi portë.

52’- Tjetër rast i mirë për Shqipërinë. Manaj merr një top në zonë dhe bëhet gati për gjuajtje, por ia heq topin Stankovic në momentin e fundit.

50’- Tentativë e Samardzic në hyrje të zonës. Strakosha pret topin pa shumë probleme.

47’- Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë. Broja futet në zonë, por gabon gjithçka në momentin e fundit me pasimin.

Starton pjesa e dyte.

Mbyllet pjesa e pare.

46’- Goooooool! Shqipëria 0-1! Zhbllokohet takimi, Rey Manaj tund rrjetën e serbëve.

43’- Nuk ndalen thirrjet skandaloze të serbëve. Në stadium dëgjohen sërish thirrjet: “Kosova është Serbi”.

38’- Tentativë e Samardzic në hyrje të zonës. Ndal Strakosha edhe një herë tjetër. Goditje e lehtë nga serbi, e cila ndalet pa shumë vështirësi.

36’- Pranë golit Serbia sërish. Mitaj largon një top mbi vijën fatale dhe më pas Gjimshiti largon rrezikun. Pretendojnë për penallti vendasit, por gjithçka është e rregullt.

30’- Shpëton me fat Shqipëria. Një krosim i Kostic, shkon te Vlahovic, i cili gjuan menjëherë, por shkon ngjitur me shtyllën. Nuk e arrin dot ta devijojë as Mitrovic.

28’- Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë. Broja tenton, por topi devijohet në këndore nga Pavlovic. Krosimi nga goditja e këndit, nuk shfrytëzohet nga lojtarët e Shqipërisë.

16’- Nuk vënë mend serbët! Në stadium dëgjohen thirrjet: “Kosova është Serbi.” Për këtë pritet dënim nga UEFA.

12’- Tentativa e parë nga Shqipëria. Krosim i Hysajt nga e djathta, provon Manaj me kokë, por topi shkon jashtë.

4’- Provon Serbia nga djathta. Ajeti bllokon rrezikun, duke larguar një top nga këmbët e Vlahovic.

2’- Shqipëria e nis ndeshjen më kërkuese. Hysaj pason për Brojën, i cili hedh topin në zonë, por largohet mbrojtja kundërshtare.

1’- Starton takimi. Luhet për fitore.

Post navigation

Previous: Ndeshje me rrezik, ndërhyn edhe Vuçiç. Ja telefonata dhe çfarë kërkoi për Shqipërinë
Next: Skandaloze! Thirrje të turpshme në Serbi-Shqipëri

Të ngjashme

Maran
  • Kombëtarja

Zbulohet lëvizja e Maran te Kombëtarja shqiptare

VETEMSPORT 28.05.2026
trajneri maran
  • Kombëtarja

Mbrojtësi “tërhiqet” nga Kombëtarja, e konfirmon Maran

VETEMSPORT 28.05.2026
maran
  • Kombëtarja

Lista e miqësoreve, Maran sqaron zgjedhjet në listë

VETEMSPORT 28.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Maran
  • Kombëtarja

Zbulohet lëvizja e Maran te Kombëtarja shqiptare

VETEMSPORT 28.05.2026
trajneri maran
  • Kombëtarja

Mbrojtësi “tërhiqet” nga Kombëtarja, e konfirmon Maran

VETEMSPORT 28.05.2026
maran
  • Kombëtarja

Lista e miqësoreve, Maran sqaron zgjedhjet në listë

VETEMSPORT 28.05.2026
lista kombetar
  • Kombëtarja

Muçi jashtë dhe dy risi, Maran zbulon listën e Kombëtares

VETEMSPORT 28.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.