
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Zegjine Caushi, ka ndarë pamjet nga investimi i përbashkët mes Bashkisë Roskovec dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Ky investim ka për qëllim ringritjen e ekipit Rrufeja dhe lidhjen e qytetarëve me futbollin.
“Mirëmëngjesi nga Roskoveci! Po merr formë fusha e sportit në Roskovec, ku vijojnë punimet falë investimit të Bashkisë Roskovec dhe FSHF-së.
Një investim i rëndësishëm që do të krijojë kushte më të mira për sportin dhe do të jetë një mbështetje e madhe për ringritjen e ekipit të futbollit ‘Rrufeja’, duke rikthyer traditën dhe pasionin për futbollin në qytetin tonë”, shkruan deputetja Caushi në postimin e saj.






