
Thomas Strakosha nuk pritet të jetë i gatshëm për Kombëtaren as në nëntor. Këto janë raportimet e fundit nga Greqia ku tregojnë se dëmtimi rezultoi më i rëndë nga sa u mendua në shtator.
Shqipëria humbet kështu një titullar të padiskutueshëm, teksa tek AEK e llogarisin jashtë edhe për të paktën dy javë. Porta e Kombëtares ndërkohë u kthye në problem gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, konkretisht përballë Finlandës në transfertë.
Etrit Berisha po kalon një formë të shkëlqyer. Në kampionatin suedez regjistron plot shtatë ndeshje radhazi pa pësuar gol.
Kujtojmë se më 12 nëntor do të jetë Shqipëria që pret Finlandën. Më pas më 15 nëntor është rezervuar takimi ndaj Bjellorusisë në transfertë.







