Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

5 gola në Besa-Pogradeci, fitojnë pretendentët. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 01.11.2026 2 minutes read
besa pogradeci

Katër ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e nëntë, prodhuan 10 gola të shënuar.

Besa fitoi supersfidën ndaj Pogradecit, me rezultatin 3-2. Një sfidë tepër e luftuar në Kavajë, ku festa në fund ishte për vendasit.

Fatmir Prengaj i dha avantazhin verdhezinjve që në minutën e 2-të, pas një aksioni të shpejtë nga krahu i majtë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën vendasit shënuan edhe dy herë të tjera.

Norka Security

Ruzgis dyfishoi shifrat, pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 69-të. Vetëm dy minuta më vonë, ishte Zekolli që dërgoi shifrat në 3-0.

Pogradeci nuk u dorëzua dhe rihapi sfidën në minutën e 82-të me Balliun. 3 minuta më vonë, Chinëendu realizoi të dytin për liqenorët, duke dhënë shpresë.

SHIKONI KLASIFIKIMIN: RENDITJA NË KATEGORINË E PARË

Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund, duke bërë që Besa të marrë një fitore të artë, që e ngjit në vendin e parë me 17 pikë.

Pogradeci zhytet në krizë, pasi kjo është ndeshja e katërt radhazi pa fitore. Skuadra juglindore ka zbritur në vendin e katërt me 14 pikë të grumbulluara.

Në duelet e tjera, Bylis fitoi 0-2 ndaj Burrelit në transfertë, ndërsa Besëlidhja mposhti 1-0 Orikun. Kastrioti mori një fitore të rëndësishme, duke mposhtur 2-0 Korabin.

Lexo edhe:

  • EKSKLUZIVE/ “Tronditet” stoli i pretendentëve, trajneri “pret biletën” e largimit. Pritet zyrtarizimi  
  • Kategoria e Parë/ Kukësi “fluturon” në krye, Pogradeci ndalet nga vendi i fundit
  • Kategoria e Parë/ Festë te Besa dhe Pogradeci, zhgënjen pretendentja tjetër

Post navigation

Previous: VIDEO/ Ernest Muçi nuk ndalet! Jep “dhuratën” e radhës në Turqi
Next: VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

LEXO EDHE:

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
fshf
  • Kampionati

Një ekip i ri shtohet në Shqipëri: Investim nga FSHF dhe Bashkia…

VETEMSPORT 31.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi në Kombëtare, titullari nuk ia del. Dhimbje koke për Maran

VETEMSPORT 02.11.2026
900-0-1793543197xwmremove-transformed-1-999-750x391
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

VETEMSPORT 01.11.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.