
Eneo Bitri do të jetë në dispozicion të Egnatias, për ndeshjen e 5 nëntorit ndaj Universita Kraiovas. Bitri Sfida vlen për raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Bitri e bëri me zemër stafin e Egnatias, pikërisht në sfidën e fundit me Tiranën. Ishte minuta e 32-të, kur u shtri në fushë pasi nuk mund të vazhdonte më tej dhe kishte sinjalizuar për zëvendësim.
Gatishmëria e Bitrit është lajmi më i mirë për kampionët. Në transfertën rumune do të kërkohet një tjetër rezultat pozitiv, pas dy barazimeve historike ndaj ekipeve të Danimarkës.
Nevil Dede ka në dispozicion 20 lojtarë në Rumani për Egnatian, ndërsa tre prej tyre janë portierë. Ildi Gruda nuk ia del që të jetë i gatshëm për kampionët ndaj Universita Kraiovas.
Ylli i Egnatias në Europë u dëmtua ndaj Tiranës në Vorë, teksa do të mungojë edhe në Superiore ndaj vorakëve. Kujtojmë se Ledio Beqja ka zëvendësuar Eljon Sotën në Europë.
Gruda dhe Sota janë mungesa të rëndësishme. Kujtojmë se dy golat e Grudës sollën 2 pikë në dy raundet e para të Ligës së Konferencës.
LISTA E GATSHME PËR EGNATIAN
Portierë: Levani Tandilashvili, Bruno Puja, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Zamig Aliyev, Alessandro Kacbufi, Edison Ndreca, Guillem Jaime, Numan Ajeti, Andrey Yago, Eneo Bitri, Geralb Smajli
Mesfushorë: Albano Aleksi, Fernando Medeiros, Ibrahim Diabate, Altin Kryeziu, Karim Loukili, Ledio Beqja
Sulmues: Daniel Adjessa, Alessandro Albanese, Jurguens Montenegro
Trajner: Nevil Dede







