
Pavarësisht fitores 2-1 ndaj San Marinos, te Kombëtarja ka pasur një shije të hidhur, për shkak se u rrezikua suksesi.
Rolando Maran: “Nuk më ka pëlqyer paraqitja e skuadrës, por në fund morëm 3 pikët. U vumë në vështirësi, sepse krijuam shumë raste në pjesën e parë dhe nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë ulëm ritmin dhe e pësuam. E rëndësishme është që morëm 3 pikët përballë tifozëve.”
Berat Gjimshiti: “Nga kjo fitore duhet të nxjerrim shumë mësime. Në karrierën time vështirë të kemi pasur një ndeshje të tillë, ku ti pretendon se do fitosh. Në fund nuk u duk fare diferenca jonë me San Marinon. Në ato minutat e fundit, doja që të ikja unë i pari, por rreziku ishte.”
Mirlind Daku: “Kjo është një gjë që duhet ta mësojmë, që nuk duhet të nënvlerësojmë, se të gjithë po luajnë futboll dhe i gjithë ekipi duhet të përqendrohet maksimalisht ndaj këtyre ekipeve, se është turp me këto ekipe.”
Elseid Hysaj: “Po besoj që vuan Shqipëria sepse nuk shënon mundësitë e golave që ka. Pjesa e parë duhet të shkonte 3-0, po e le 1 me 0. Duhet të mendojmë më mirë kur jemi para që të shënojmë gola. Disa lojtarë mund ta kenë ndjerë lodhjen, por disa lojtarë të San Marinos nuk po na linin mundësi për të marrë topin. Por, ka pasur lodhje në skuadër.”
Kristjan Asllani: “Sot kur shkova te penalltia ishte një deja vu se ngjante sigurisht te ndeshja Lecce – Torino që e kam bërë në minutën e 93-të dhe thashë jam pak i lodhur, nuk i dihet, po gjuaj në qendër dhe nuk e di, s’kam gjuajtur asnjëherë penallti kështu që vajta shumë i sigurt…”








