
Ernest Muçi shkëlqeu në fitoren 2-0 të Trabzonsporit ndaj Beshiktashit. Pas ndeshjes ndaj ish-ekipit të tij, Muçi mori një vendim drastik.
Mesfushori me tipare sulmuese vendosi të largonte menjëherë Beshiktashin nga rrjeti social “Instagram”. Ky detaj nuk mund të shpëtonte pa u parë, duke qenë se edhe pati përplasje në fushë.
Muçi u fokusua përballë Vlahoviç, teksa futbollisti i Kombëtares duket se ka vepruar menjëherë. Tashmë nuk e ndjek klubin që i besoi transferimin në Turqi nga Legia e Varshavës.
Ekipi i Trabzonit mban vendin e pestë në renditje. Gallatasaraj kryesues ndodhet 6 pikë përpara.








