Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota
  • Kombëtarja

Orare tmerri! FIFA zbulon kalendarin e Botërorit, Shqipëria e nis në… Meksikë

VETEMSPORT 06.12.2025 2 minutes read
gretzki

FIFA ka bërë sot zyrtare oraret dhe stadiumet për ndeshjet e Botërorit 2026 duke treguar se si do të jetë shpërndarja e sfidave të këtij aktiviteti. Dhe mes tyre sigurisht edhe për Grupin F, ku potencialisht mund të bëhet pjesë Shqipëria nëse kalon play-off.

Ashtu siç pritej, oraret e ndeshjeve nuk do të jenë aspak të përshtatshme për Europën. Oraret që ka publikuar FIFA, janë të gjitha të vendosura në orën lokale të Amerikës Lindore, që do të thotë se kanë 6 orë diferencë me Europën Qendrore dhe vendin tonë.

Kështu, potencialisht ndeshja e parë e Shqipërisë, ajo ndaj Tunizisë. do të luhet në Monterrej të Meksikës me orën 22:00 të Amerikës Lindore të datës 14 qershor, që do të thotë se do të jetë ora 4 e mëngjesit në vendin tonë në datën 15 qershor!

Sfida e dytë, planifikuar më 20 qershor ndaj Holandës, luhet në Hjuston në orën 13:00 në SHBA dhe në teori është ajo që mund të ndiqet në mënyrë më praktike pasi sfida në Hjuston përkon me orën 19:00 në Europë.

Ndërsa sfida e tretë, ajo ndaj Japonisë, që luhet në Dallas, është planifikuar përsëri në një orar të papërshtatshëm për Europën. Ajo është caktuar më datë 25 qershor në orën 19:00 në SHBA, që përkon me orën 01:00 të datës 26 qershor në Europë.

Post navigation

Previous: E nisi titullar, Brojën e ndjek fati i keq në Premier League
Next: Premier League/ Ndizet gara për titull, City përfiton nga humbja e Arsenalit 

Të ngjashme

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
merino
  • Bota

Merino dërgon Spanjën në gjysmëfinale, Belgjika tradhtohet nga portieri

VETEMSPORT 10.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.