
Derbi në Kroaci mes Hajduk dhe Dinamo Zagreb u mbyll me fitoren 2-1 të vendasve, por takimi u zhvillua në kushte tejet të vështira atmosferike.
Reshjet e dendura të shiut e kthyen fushën e stadiumit në një moçal, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të topit. Lojtarët e të dyja skuadrave u detyruan të përballeshin me ujin dhe baltën, duke luajtur në kushte që ishin larg nivelit profesionist.
Përtej fushës, vëmendjen e morën edhe problemet e mëdha infrastrukturore të stadiumit “Poljud”. Çatia e impiantit kishte rrjedhje të shumta, duke detyruar gazetarët në tribunën e medias të hapnin çadrat për të mbrojtur pajisjet e tyre të punës.
🇭🇷 | Havuza dönen sahada tamamlanan Hajduk Split – Dinamo Zagreb derbisinde, Dinamo 90+15’te beraberlik fırsatını direğe takılarak kaçırdı.⚔️ Hajduk Split 2-1 Dinamo Zagreb https://t.co/xLrKWoXslX
— Balkan Futbolu (@BalkanFutbolu) October 11, 2026
Situatë e ngjashme u shënua edhe për tifozët në tribunën lindore, ndërsa korridoret drejt dhomave të zhveshjes u përmbytën duke ngjarë me lumenj.
Këto pamje kanë ngjallur reagime të shumta, duke rihapur debatin për nevojën urgjente të rinovimit të stadiumit ose ndërtimit të një impianti të ri në vend.







