
Partizani po kalon një start negativ në kampionat, duke grumbulluar vetëm 4 pikë në pesë javët e para.
Pas humbjes 2-1 kundër Egnatias, ka rënduar pozitat në renditje. Sipas raportimeve, trajneri Florin Bratu ka marrë një vendim të pazakontë për grupin e lojtarëve.
Tekniku rumun ka vendosur që skuadra e kuqe të qëndrojë pushim deri ditën e premte. Kjo pauzë më e gjatë se zakonisht vjen si pasojë e ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Gjendja te kryeqytetasit është përkeqësuar ndjeshëm, pavarësisht rezultateve premtuese gjatë fazës përgatitore të verës.
Pushimi do t’i shërbejë ekipit për të rifituar qetësinë përpara se të rinisë punën në fushën e stërvitjes. Sfida e radhës për Partizanin në kampionat do të jetë derbi i zjarrtë kundër rivalëve të Tiranës.





