Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Daku “thumbon” Silvinjon: Ndryshe nga herët e tjera…

VETEMSPORT 23.09.2026 2 minutes read
Mirlind Daku

Mirlind Daku foli në konferencë për shtyp, pas grumbullimit për Ligën e Kombeve. Sulmuesi vlerësoi trajnerin Rolando Maran, ndërsa ndër të tjera thumboi edhe ish-trajnerin e kuqezinjve, Silvinjo.

“Si gjithmonë është nder të jesh pjesë e Kombëtares dhe kur e merr ftesën. Për arsyen e golave ftohet pjesa e sulmit. Shpresoj të vazhdojmë këtë cikël të ri, të kthehemi te golat dhe për kombëtaren. Si gjithmonë, golat nuk i kemi shumë primarë. Me rëndësi është që ne të fitojmë dhe të kalojmë sa më mirë këto ndeshje.

Konkurrenca? Është mirë kur ka konkurrencë. Këto çuna që kanë ardhur, vijnë nga një fillim sezoni shumë i mirë. Kanë shënuar gola dhe kjo gjë e mirë. Na duhet gjithmonë që të kemi lojtarë që janë në momentin e tyre. Kjo për mua nuk do të thotë asgjë. Do pres momentin që nëse më jepet mundësia, të jap më të mirën.

Vendi i parë? Vetë fakti që ne jemi për vendin e parë, flet për 2028. Kjo rruga përmes Ligës së Kombeve është për kualifikim në Europian. Për ne objektiv kryesor, që të vazhdojmë të parët dhe pastaj ato dy ndeshjet e tjera si finale.

Norka Security

Forma? Unë jam 100% i gatshëm për kombëtaren dhe kam qenë gjithmonë. Këto momente që me ekipin e ri nuk kam luajtur, nuk ka të bëjë shumë dallim. Nuk vi nga ndonjë dëmtim, por ka qenë zgjedhje e trajnerit që të vazhdojë me lojtarët që ka punuar më herët. Kur luan rregullisht, normale që e ke atë… Shpresoj të kemi fat kështu për të vazhduar. Nëse nuk luajmë tek ekipi, me kombëtaren të shënojmë gola dhe të arrijmë suksese.

Maran? Përshtypje na ka lënë sepse të gjithë çunat që jemi të grumbulluar, jemi si të themi… jemi… më herët nuk e kemi ndjerë këtë rëndësi secili lojtar. Tani po e ndjen që secili lojtar e ka rëndësinë e vet këtu në ekipin kombëtar. Kjo më ka bërë të ndihem më mirë se më herët që kemi qenë. Këtë mund të them. Për të tjerat presim ndeshjen dhe shohim pastaj”, u shpreh Daku.

Post navigation

Previous: Largimi i Martinit, Vllaznia zgjedh trajnerin e ri
Next: Partizani në krizë, trajneri Bratu merr vendimin e papritur

LEXO EDHE:

mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026
muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi gjen golin, nis festën në Turqi

VETEMSPORT 10.10.2026
IMG-20261006-WA0143-2048x1366
  • Kombëtarja

Maran dhe lojtarët shpërthejnë pas ndeshjes: Turp! Nuk më ka ndodhu në karrierë…

VETEMSPORT 06.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

WhatsApp Image 2026-10-11 at 21.02.03
  • Kampionati

Humbja në derbi, trajneri i Partizanit merr vendimin e papritur

VETEMSPORT 11.10.2026
xhixha tirana
  • Kampionati

Tirana “fundos” Partizanin, Vllaznia feston fitoren e parë. Si ndryshon renditja

VETEMSPORT 11.10.2026
partizani tirana
  • Kampionati

Derbi premton spektakël, formacionet zyrtare

VETEMSPORT 11.10.2026
kategoria-e-pare-1
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Festë te Besa dhe Pogradeci, zhgënjen pretendentja tjetër

VETEMSPORT 11.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.