Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Pogradeci shtang Skënderbeun, Laçi fiton me polemika ndaj Kukësit. Mbijetesa e ashpër

VETEMSPORT 25.04.2026 2 minutes read
pogradeci skenderbeu

Gjashtë ndeshjet e javës së parafundit në Kategorinë e Parë, kanë prodhuar surpriza të mëdha.

Skënderbeu dhe Pogradeci barazuan 1-1 mes tyre, në një duel shumë të luftuar në stadiumin “Gjorgji Kyçuku”.

Korçarët kishin gjithçka në dorë, por e pësuan në minutat e fundit. Nasr zhbllokoi takimin në minutën e 26-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

I njëjti lojtar kishte mundësinë të dyfishonte shifrat në minutën e 73-të, por gaboi nga penalltia. Gjujatja e egjiptianit u ndal nga portieri vendas.

Në minutën e 90-të, ishte Preknicaj, i cili barazoi shifrat, me një supergol. Me këtë barazim, shtyhet festa për kampionin në javën e fundit.

Skënderbeu mban vendin e parë me 77 pikë, 1 më shumë se Laçi i vendit të dytë, që mposhti Kukësin me përmbysje me rezultatin 2-1.

Kurbinasit ia dolën të triumfojnë me polemika, pas një penalltie të dyshimtë të akorduar në pjesën e dytë, e cila u shënua nga Tresa.

Ndeshja e fundit Skënderbeu-Laçi në Korçë do të vendosë ekipin kampion.

Edhe mbijetesa do të vendoset në javën e fundit. Luftëtari mori një fitore të madhe 2-1 ndaj Kastriotit me përmbysje, falë dy golave në fund.

Lushnja u mposht 1-0 nga Burreli dhe mbetet në fund me 26 pikë, ndërsa shihet më e rrezikuara për të rënë. Apolonia mban vendin e parafundit me 27 pikë, pasi u mposht 2-1 nga Iliria. Kukësi i vendit të 10-të, ndodhet në kuotën e 28 pikëve, 3 më pak se Luftëtari i vendit të nëntë.

Në duelin tjetër, Besa dhe Korabi barazuan 1-1.

SHIKONI KLASIFIKIMIN: RENDITJA NË KATEGORINË E PARË

/CNA

Post navigation

Previous: Partizani “tronditet” para ndeshjes me Tiranën, vjen lajmi i keq për të kuqtë
Next: Penalltia e diskutueshme, shikoni çfarë ndodhi në Laçi-Kukësi

LEXO EDHE:

fadairo
  • Kampionati

Shkëlqeu me Dinamon, Partizani në “telashe” për Fadairon

VETEMSPORT 28.08.2026
Partizani
  • Kampionati

Rikthim i bujshëm te Partizani, vjen sulmuesi që shkëlqeu në Europë

VETEMSPORT 28.08.2026
duka ceferin
  • Kampionati

Duka ndjek shortin me Ceferin: Egnatia, arritje për futbollin shqiptar

VETEMSPORT 28.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

fadairo
  • Kampionati

Shkëlqeu me Dinamon, Partizani në “telashe” për Fadairon

VETEMSPORT 28.08.2026
Partizani
  • Kampionati

Rikthim i bujshëm te Partizani, vjen sulmuesi që shkëlqeu në Europë

VETEMSPORT 28.08.2026
europa-league-1024x576
  • Bota

Europa League/ Short i vështirë për Milanin, mëson rivalët edhe Juventusi

VETEMSPORT 28.08.2026
duka ceferin
  • Kampionati

Duka ndjek shortin me Ceferin: Egnatia, arritje për futbollin shqiptar

VETEMSPORT 28.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.