
Video/ “Plas” keq në Kategorinë e Parë, skuadra mendon tërheqjen në Pogradeci-Iliria
Sfida Pogradeci-Iliria dhuroi skena të pazakonta, kur regjistrohej minuta e 27-të e pjesës së parë. Mateo Shanaj i Pogradecit dhe Santiago Selamni i…
Sfida Iliria-Pogradeci dhuroi skena të pazakonta, kur regjistrohej minuta e 27-të e pjesës së parë. Mateo Shanaj i Pogradecit dhe Santiago Selamni i Ilirisë u përplasën bashkë.
Selmani u largua me karton të kuq nga gjyqtari Silvio Dyrmishin. Shanaj shpëtoi, duke marrë vetëm karton të verdhë.
Më pas nga Iliria u mendua tërheqja nga fusha. Trajneri Dritan Smajlaj qetësoi ekipin, por edhe atij iu dha karton i kuq.
Sfida qëndroi e ndërprerë deri në minutën e 35-të. Më pas ishte Pogradeci që gjeti avantazhin në pjesën e parë, duke luajtur me një lojtar më shumë.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





