
Pogradeci i jep “leksion” Ilirisë, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë
Pogradeci triumfoi 3-0 ndaj Ilirisë, në supersfidën e javës së 12-të në Kategorinë e Parë. Liqenorët ishin dominues dhe ia dolën të marrin 3 pikë të arta,…
Pogradeci triumfoi 3-0 ndaj Ilirisë, në supersfidën e javës së 12-të në Kategorinë e Parë.
Liqenorët ishin dominues dhe ia dolën të marrin 3 pikë të arta, të cila i ngjisin në krye të klasifikimit.
Skuadra nga Fushë-Kruja mbeti me 10 lojtarë në minutën e 31-të, pasi Santiago Selmani u ndëshkua me karton të kuq, për një veprim anti-sportiv në fushë.
Në superioritet numerik, liqenorët e kishin më të lehtë për të kontrolluar lojën dhe gjetën avantazhin në minutën e 43-të.
Kapiteni Paolo Kasmollari shfrytëzoi një krosim në zonë dhe shënoi me kokë për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, juglindorët realizoi edhe dy herë të tjera. Chinendu mori një asist perfekt në zonë në minutën e 67-të dhe ia doli ta dërgojë në rrjetë për 2-0. Sulmuesi vulosi shifrat në shtesë, duke kompletuar dopietën.
RENDITJA, KLIKO KETU: RENDITJA NË KATEGORINË E PARË
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, duke bërë që 3 pikët të shkonin për skuadrën e Dritan Mehmetit, i cili merr fitoren e tretë në po kaq ndeshje në stol.
Ky sukses e ngjit Pogradecin në krye të renditjes me 23 pikë, ndërsa Iliria zbret në vendin e tretë me 21 pikë të grumbulluara.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





