Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Prapaskenat/ Mbrojtja “tradhton” Dinamon, kryeqytetasit “qajnë” Jorgo Pëllumbin

VETEMSPORT 22.08.2025 2 minutes read
Jorgo Pellumbi

Dinamo pësoi një humbje të hidhur në “play off” të Conference League, ku u mposht me rezultatin 3-0 nga polakët e Jagiellonias. Në qendër të kritikave ka përfunduar reparti i mbrojtjes së bluve, që në Europë këtë verë ka lënë shumë për të dëshiruar.

Dinamo ka bërë shitje të rëndësishme, por edhe afrime të bujshme në emra. Megjithatë, drejtuesit kanë dështuar në afrimin e një lojtari që mund të ndihmojë në prapavijë.

Para pak ditësh, “Vetëm Sport” zbuloi ekskluzivisht se Dinamo kishte kontaktuar ish-mbrojtësin e Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi. Korçari njihet mirë nga trajneri Ilir Daja, nga koha te juglindorët.

Megjithatë, bisedimet nuk avancuan dhe nuk është e qartë pse negociatat nuk u konkretizuan.

Norka Security

Me siguri te Dinamo do të jenë bërë “pishman” për mostransferimin e Pëllumbit, i cili për shkak të eksperiencës do të ishte një ndihmesë e madhe për ekipin, në objektivin historik që ishte kualifikimi në grupe.

Pyetja që lind është nëse fajin për dështimin e transferimit e kanë drejtuesit e klubit apo vetë përfaqësuesit e lojtarit?! Këto pritet të zbulohen në vijim…

Post navigation

Previous: Doli në stërvitje me Pogradecin, Endri Çekiçi surprizon me ekipin e ri
Next: Egnatia mbush “arkat”, zbulohet për sa u shit Regi Lushkja

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.