Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja
  • Të Tjera

Presidenti Duka merr pjesë në Kongresin e FIFA-s, vendimet që u morën

VETEMSPORT 01.05.2026 2 minutes read
76th FIFA Congress - Plenary Session

Presidenti i FSHF, Armand Duka mori pjesë në punimet e Kongresit të 76-të të FIFA-s, i zhvilluar më 30 prill 2026 në Vancouver, Kanada, ku u diskutuan dhe u miratuan një sërë vendimesh me ndikim të madh për futbollin botëror.

Në fokus të Kongresit ishte Kupa e Botës 2026, që sipas drejtuesve të FIFA-s do të shërbejë si një platformë globale për bashkimin e njerëzve dhe promovimin e respektit dhe harmonisë mes kombeve. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, theksoi rolin unik të futbollit për të ndërtuar ura komunikimi në një botë të ndarë, duke nënvizuar se Kupa e Botës do të përcjellë një mesazh të fortë uniteti.

Një tjetër temë kyçe ishte përditësimi mbi iniciativën globale kundër racizmit, e miratuar në vitin 2024. FIFA raportoi progres konkret në këtë drejtim, duke përfshirë ndryshime në Kodin Disiplinor, zbatimin e gjestit “No Racism” në të gjitha turnetë, si dhe mbrojtjen e mijëra lojtarëve dhe ekipeve në rrjetet sociale përmes shërbimeve të dedikuara.

Në aspektin financiar, Kongresi miratoi raportin vjetor për vitin 2025 dhe buxhetin për ciklin 2027-2030, i cili parashikon të ardhura rekord prej 14 miliardë dollarësh. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve do të investohet në zhvillimin e futbollit përmes programit FIFA Forëard, me një rritje të ndjeshme të mbështetjes për të 211 federatat anëtare.

Norka Security

Gjatë punimeve u trajtuan edhe çështje të tjera me rëndësi, ku u theksua roli i futbollit si mjet për ndërtimin e urave dhe promovimin e paqes.

Në përfundim, FIFA konfirmoi se Kongresi i 77-të do të zhvillohet më 18 mars 2027 në Rabat, Marok, ndërsa më 23 nëntor 2026 do të organizohet një Kongres i Jashtëzakonshëm virtual për përzgjedhjen e vendeve pritëse të Kupës së Botës për vajza 2031 dhe 2035.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Shkarkimi i Kërnajës, zbulohet “timonieri” i ri te Partizani
Next: Broja drejt transferimit në Serinë A

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
qeveria
  • Të Tjera

Absurde! Qeveria merr vendimin drastik për futbollin shqiptar

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.