Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

Pritej te Partizani/ Shehi rikthehet në Superiore, gati firma te skuadra tjetër

VETEMSPORT 20.11.2025 2 minutes read
-640-0-shehi-1702556905

Orges Shehi është larguar zyrtarisht nga drejtimi i Ballkanit dhe do të rikthehet të drejtojë në Superiore. Dy klubet që përfliten për teknikun durrsak, janë Teuta dhe Partizani.

Sipas raportimeve të fundit, të gjitha rrugët duket se e çojnë Shehin në qytetin e tij të lindjes. Në fakt, ai duhej ta kishte marrë drejtimin e Teutës që në verë, kur edhe adresoi disa ish-lojtarë të tij të firmosnin pikërisht te kjo skuadër, por në atë kohë kontrata me Ballkanin u bë pengesë.

Tashmë kjo pengesë nuk është më dhe trajneri durrsak mund të zgjedhë i lirë. Një tjetër indicie për uljen e Shehit në stolin e Teutës është se ai ka ndjekur nga afër dy ndeshjet e fundit të “Djemve të Detit”. Aktualisht Teuta drejtohet nga trajneri Enkeleid Dobi, por rezultatet e fundit dhe sidomos humbja në “Niko Dovana” me Partizanin, i kanë lëkundur ndjeshëm pozitat e tij.

Sapo u mësua lajmi se Orges Shehi kishte dhënë dorëheqjen nga Ballkani, përveç Teutës, u përfol edhe për një rikthim të mundshëm të tij te Partizani, por kjo gjë ka shumë pak gjasa të ndodhë. Trajneri duket i destinuar për të drejtuar skuadrën ku ka nisur karrierën si futbollist.

Orges Shehi e ka nisur karrierën si trajner te Skënderbeu, më pas ka drejtuar Kukësin, Tiranën dhe Partizanin në Superiore, ndërsa eksperiencën e fundit e pati te Ballkani në Kosovë.

Post navigation

Previous: Në Poloni nuk përmbahen, trajneri: S’kam frikë ta them, ndaj Shqipërisë jemi…
Next: Zhegrova krijon përçarje te Kosova, del hapur kundër trajnerit Foda

LEXO EDHE:

1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.